Një herë një Mbret kishte nevojë për një shërbëtor.
Të nesërmen, ministri i tij paraqiti një person që do të ishte i denjë të punonte për Mbretin.
Ai burrë filloi të punonte si shoqërues personal i Mbretit.
Një ditë, ndërsa takohej përsëri me ministrin, Mbreti tha për të shërbyesin: “Edhe pse është i mirë në punën e tij, pamja e tij nuk më pëlqen fare.”
Ministrit iu dukën të çuditshme fjalët e tij, por heshti.
Ishte stina e verës, Mbreti i kërkoi shërbëtorit të tij t’i sillte ujë. Aty ishte i pranishëm edhe ministri dhe e pa këtë. Kur shërbëtori doli për të sjellë ujë, me të shkoi edhe ministri. Kur shërbëtori u kthye, e solli ujin në një enë ari.
Kur Mbreti pinte ujë, ai e ndjeu pak të nxehtë për ta pirë atë. Mbreti e hodhi menjëherë atë ujë dhe tha: “Ujë kaq i nxehtë… edhe në këtë mot të nxehtë.”
Tani, ministri i kërkoi shërbëtorit të sillte ujë në një enë prej balte. Mbreti piu ujë dhe u ndje i kënaqur pasi piu prej tij.
Pas kësaj ministri tha: “Madhëria juaj, më parë sollëm ujë në enë ari, e cila ishte e bukur, e çmuar dhe e mirë, por i mungon cilësia për t’i dhënë freski ujit. Ndërsa këtë herë, shërbëtori solli ujë në një enë balte, e cila është e thjeshtë por që ka aftësi të ftohet.
Prandaj, ne duhet t’i shikojmë virtytet e një personi jo vetëm të kujdesemi për pamjen e tij.”
Mbreti e kuptoi se çfarë do të thoshte ministri dhe që nga ajo ditë qëndrimi i mbretit ndryshoi.
Mësimi:
Tek një person cilësia më e madhe është karakteri i tij.
Shumë njerëz duken bukur nga jashtë, por janë të shëmtuar nga brenda. Ndërsa ka njerëz që nuk janë të bukur nga jashtë, por pastërtia e ndjenjave të tyre është aq shumë brenda tyre sa personaliteti i tyre bëhet magnetik. Ka një ndryshim të madh midis të qenit e bukur dhe të dukesh bukur.