– Në aritmetikën e dashurisë, një plus një do të thotë gjithçka, dhe dy minus një, asgjë.
– E lehtë është të të them fjalë të bukura…
E vështirë është të t’i them vetëm ty…
– Të dua, dy fjalë – një mijë pengesa.
– Është herët të të them natën e mirë. Është vonë të të them mirëmëngjes, por kurrë nuk vonë të të them TË DUA
– Asnjëherë nuk imagjinoja se mund të të dua kështu.
Është e pamundur për mua t’ju shpjegoj se çfarë është kjo gjë e fuqishme dhe e gjallë që mbaj në shpirt dhe brenda trupit tim.
Jam ndonjëherë si i çmendur nga dhimbja dhe ndjej se të gjitha rrugët e mia të tjera jashtë kësaj dhimbje janë prerë.
Se vetëm nga kjo mund ta kaloj …”
– Dashuria do të thotë trishtim, xhelozi, dhimbje, çmenduri, vetmi, shkatërrim, absurditet, melankoli, dëshpërim, urrejtje, zemërim … kur e humbni. Nëse nuk mund t’i përballoni gjithë këto, mos e provoni.
– Në një qiell plot yje …
gjëja e vështirë është të gjesh atë që shkëlqen vetëm për ty!
Kur ta gjeni, mbajeni, ta doni dhe ta vlerësoni.
Atëherë dhe vetëm do të meritoni shkëlqimin e tij!
– Nuk më intereson çfarë thotë bota. Mua më intereson çfarë thonë sytë e tu, ato janë bota ime.
– Nuk erdhi kur duhej.
Erdhi kur mundi.
Dhe kur mundi, mungoja..
– Dhe shkruaj vargje,
faqe plotësoj
se do të vish pranë meje
ende shpresoj.
– Kur të kisha nevojë, nuk ishe këtu. Tani që je këtu, nuk të kam nevojë…
– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.
– Ndonjëherë pyes veten se çfarë është ajo që më pëlqen më së shumti në jetë. Buzëqesh dhe mendoj për ty!
– Duhen tre sekonda për të thënë të dua, tre orë për ta shpjeguar, dhe një jetë të tërë për ta provuar.
– “Imagjinoj se diku ekziston një lum, ujërat e tij rrjedhin me rrëmbim dhe egërsi.
Brenda në lum gjenden dy njerëz, duke u përpjekur me dëshpërim për të mbajtur njëri-tjetrin, mbahen sa më shumë që të jetë e mundur, por në fund nuk rezistojnë më.
Rryma është e fortë, detyrohen të braktisin njëri-tjetrin, të ndahen. Kështu ndodh dhe me ne.
Ndjej keqardhje për… Kath, sepse e kemi dashur njëri-tjetrin një jetë të tërë.
Por në fund, ne nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë njëri-tjetrin, nuk do të jemi në gjendje të qëndrojmë së bashku përgjithmonë “.
– Çfarë është dashuria? Me sa e njoh unë, është pasion, admirim dhe vlerësim. Nëse keni dy, keni mjaft. Nëse i keni të tria, nuk ka nevojë të vdisni për të shkuar në parajsë …
- KDadmin
- Publikuar 09/10/2022
- 22:06
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: jeto i lumtur, Thënie, Thënie Për Dashurinë