Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
– Ndërpreva miqësinë time me dy persona. Me njërin, sepse kurrë nuk më foli për veten e tij. Dhe me tjetërin, sepse kurrë nuk më foli për veten time.
– Pak njerëz kanë në natyrë këtë: të nderojnë pa zili mikun e tyre të lumtur.
– Miqësia i ngjan librave të vjetër, që koha u jep atyre më shumë vlerë.
– Dashuria pyet miqësinë: “çfarë po bën atje?”
Miqësia i përgjigjet: “bëj të qeshin ata që ti i bën të qajnë.”
– Dy gjëra duhet të ketë frikë dikush: zilinë e miqve të tij dhe urrejtjen e armiqve të tij.
– Pasqyra është shoku im më i mirë, sepse kur qaj para saj, nuk gëzohet.
– Miqtë e vërtetë qajnë kur ti ikën, miqtë falso ikin kur ti qan.
– Ka pak miq të vërtetë. Kërkesa është shumë e ulët.
– I mërzitur nga miqtë e mi të Damaskut i’u drejtova shkretëtirës, pranë Jeruzalemit, për të kërkuar shoqërinë e kafshëve.
– Miqësia nënkupton ndarjen e ideve, mendimeve, nevojave, ndjenjave, ëndrrave, vlerave, kohës, objekteve.
– Armiku që zbulon gabimet tuaja, është më i dobishëm se miku që i fsheh ato.
– Ishin miq, por ata pushuan së qeni, dhe në të njëjtën kohë e ndërprenë miqësinë e tyre, sepse njëri besonte se ishin para-njohur si shumë, tjetri sepse besonte se ishin njohur si shumë, të dy ishin mashtruar! – sepse asnjëri prej tyre nuk e njihte mjaftueshëm veten. F. Nietszche
– Njeriu i dijes nuk duhet të dojë vetëm armiqtë e tij, por edhe të jetë në gjendje të urrejë miqtë e tij.
F. Nietszche
– Dashuria zhvesh trupat. Miqësia zhvesh karakteret.
– Për të gjetur një mik, duhet të mbyllësh njërin sy. Për të mbajtur atë, duhet të mbyllësh të dy sytë.
– Asnjëherë mos flisni keq për veten. Miqtë tuaj mund ta mbulojnë plotësisht këtë çështje.
– Mos bëni miq ata që ju bëjnë të ndiheni rehat, por ata që do t’ju detyrojnë të rrisni nivelin tuaj.
– Nëse bëhesh mik me veten, nuk do të jesh kurrë i vetmuar.
– Një miqësi që ngjan me dashurin, është e ngrohtë. Një dashuri që ngjan me miqësinë, është e qëndrueshme.
– Miqësia është një marrëveshje, ku marrim përsipër të shkëmbejmë favore të vogla me të mëdha.
– Miku që fsheh difektet tona, është më pak i dobishëm se armiku që na akuzon.
– Miqësia është marveshja e dy njerëzve për të mos përparuar lidhjen e tyre deri në thellësi, por të qëndrojnë në sipërfaqe.
– Është e rëndësishme për miqtë tanë të besojnë se jemi plotësisht të sinqertë me ta, dhe është e rëndësishme për miqësinë tonë të mos jemi.
– Nëse i lejoni armiqtë tuaj – apo miqtë tuaj – të besojnë se jeni të barabartë dhe të njëjtë, atëherë ata menjëherë do të mendojnë se janë më superiorë ndaj jush.
Detyra e mikut është të plotësojë nevojat tuaja, por jo të plotësojë boshllëkun tuaj.
Unë bëj gjithçka me miqtë e mi dhe me librat e mi. I kam aty ku mund t’i gjej, por rrallë i trajtoj.
Vetëm miqtë e vërtetë na ndihmojnë të shohim të vërtetën. Me shuplaka nënkuptohet.
Ndonjëherë gjëja më e vlefshme që një mik mund të bëjë është të të dëgjojë me dëshirë.
Nuk më pëlqen të shqetësohem për parajsën dhe ferrin. E shihni, unë kam miq në të dy vendet.
Unë e kam vërejtur qëndrimin armiqësor ndaj teje… duhet të kisha kuptuar që jeni miq.
Ne ecim vetëm në këtë botë. Miqtë, siç i dëshirojmë, janë ëndrra dhe mite.
“Asgjë nuk e bën një femër më të bukur, se sa besimi i…
Zgjidhe shokun ngadalë dhe ndahu nga ai edhe më ngadalë.
10 thënie frymëzuese për femrat. Duhet t’i lexoni!