“Tingulli” i heshtjes është ai më kumbuesi.
Edhe kur jemi krejtësisht vetëm dhe mendojmë për mungesën e zërave, ka disa citate të mira për heshtjen të cilat mund të na bëjnë shoqëri, të na bëjnë të dëgjojmë diçka… edhe kur në fakt nuk ka asgjë për t’u dëgjuar.
Ne kemi përzgjedhur sot disa shprehje për ata/ato që dinë “ta qepin” gojën.
Jo se nuk dinë të flasin, por sepse heshtja është një nga (mos)veprimet që të çojnë drejt vendimeve dhe marrëdhënieve më të mira me veten dhe të tjerët.
POR, edhe duhet të dish kur dhe si të heshtësh… E ju që heshtni shpesh, krenohuni!
Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më simpatikë janë ata që heshtin.
Eshtë shumë më fisnike t’i shmangesh situatave të pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes.
Kushdo që nuk mund të kuptojë heshtjen tuaj, nuk mund të kuptojë as fjalët tuaja.
Nëse një grua është e heshtur, dëgjon me kujdes.
Nuk është mirë të heshtim nëse jemi të mençur, por nëse nuk jemi aq të mençur, atëherë më mirë është të heshtim.
Të heshtë ai që dha, të flasi ai që mori.
Nuk ekziston përgjigje më degraduese se sa heshtja përbuzëse.
Heshtja është nëna e së vërtetës.
Nëse nuk thoni asgjë, atëherë nuk do t’ju lusin t’i përsëritni fjalët tuaja edhe njëherë.
Ata që heshtin thonë shumë më tepër se ata që flasin gjatë gjithë kohës.
Ai kishte sulme të kohëpaskohshme të heshtjes të cilat e bënin bashkëbisedimin me të jashtëzakonisht të këndshëm.
Heshtja e bën bisedën reale midis miqve. Ajo që ka rëndësi nuk është të flasësh, por të mos kesh nevojë për të folur.
Për gjërat që nuk mund të flasësh, duhet të heshtësh.
Ai dinte ta gjente atë moment të përsosur psikologjik kur nuk duhej të thoshte asgjë.
Heshtja, kam zbuluar se është diçka që mund të dëgjohet.
Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.
Një grua di të heshtë kur ka të drejtë. Një burrë, kur ka të drejtë, vazhdon të flasi.
Më e vështirë është t’i përgjigjesh dikujt që mban mbyllur gojën.
Unë do të thoja që është më mirë të jesh mbret i heshtjes tënde, se sa skllav i fjalëve të tua.
Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t’ju dëgjojnë kur heshtni.
Heshtja është i vetmi mik që nuk të tradhton kurrë.
Nuk ka bisedë më interesante mes të dashuruarve, kur të dy heshtin.
Njerëzit mësuan të lexojnë fjalët dhe harruan se si është të lexosh heshtjen.
Kur dashuroni me të vërtetë, mund të rrini orë të tëra në heshtje dhe të ndjeheni sikur i keni thënë të gjitha.
Nuk ka biseda më interesante mes të dashuruarve kur të dy janë të heshtur.
Idioti shkëlqen nga zgjuarsia për sa kohë qëndron i heshtur.
Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.
Ai që hesht kur është gabim është i mençur. Ai që hesht, edhe pse e di se ka të drejtë, është i martuar.
Kam mbledhur fjalët më të bukura, më të mençura, për të kuptuar se në krye të bukurisë, harmonisë dhe mençurisë, është heshtja.
Gjithmonë heshtja ka diçka për të thënë.
www.Jetoilumtur.al