Ishim vetëm unë dhe ti; Ema Lamberti
Më gjete duke përqafuar një kujtim. Në duar mbaja një ëndërr që më kishte tallur dhe që më bënte të ndihesha më pak se asgjë, duke më copëtuar, duke mësuar të mos kisha më shpresë.
Jo në atë moment.
Jo në këtë jetë.
Ti u afrove, ndoshta e intriguar, duke më kërkuar leje të shikoje në sytë e mi. Kisha frikë të të lëndoja. Të kam përzënë, por ti nuk lëvize. Unë të bërtita, por ti mbete e shurdhër ndaj çdo klithjeje timen. Të gjithë inatin tim e hodha mbi ty, por ti, duke hapur krahët the: “Të njoh, je i imi”. Më pritët pa kërkuar asgjë, veç të lëshoja gurët që më dërrmuan zemrën. Më bëre të mbyll sytë për të rifituar besimin te vetja, më vendose një pasqyrë përpara për të më treguar se kush jam. Dhe ti pe në shpirtin tim. Në atë moment gjithçka pushoi së ekzistuari, gjithçka u hesht. Gjithçka nuk ishte më e rëndësishme. Nuk kishte më nxehtësi, hije, erë, të ftohtë. Aty ishe ti, duke më parë fytyrën time. Ti që kishe flakur gjithë kohën, jetën, rrugët që kisha prekur pa ty. Ishe ti që m’i kape duart dhe më rrethove belin; ti që pëshpëritje duke më mbajtur: “Ti je i imi! Je vetëm i imi!”
Ishim vetëm unë dhe ti.
…. Dhe pastaj ne ….
Dhe kështu pushova së menduari se e gjitha ishte një ëndërr, se gjithçka mund të ishte zhdukur në një çast. Qëndrova aty, pa lëvizur, duke hequr ndryshkun nga ditët e mia. I zhytur në muzikën e “Kiss me now!” I zhytur në erën tënde që tashmë e njihja mirë.
Ema Lamberti
Jeto I Lumtur.al