Humbja e një fëmije vret ngadalë! Nga Jeto I Lumtur
Tragjedia më e madhe.. më e dhimbshme që mund t’i ndodhë një prindi është të humbasë femijen e vet.. Ndaj humbjes së panatyrshme prindi kurrë nuk do ti japë vetes qetësi, nuk do të gjejë ilaç për zbrazjen që la krijesa e tij e dashur. ajo mungesë nuk mund të plotësohet me asnjë argument, me asnjë fjali, me asnjë prani tjetër. Vitet kalojnë dhe një prind ka mbetur me vdekjen në zemër, në sytë e tij; jetën e tij nuk po jeton më, por po vdes çdo ditë brenda kujtimeve të fjalëve të thëna, të emocioneve të ndjera, po mbijeton në vetminë e asaj mungese të gjallë. Një prind do të presë kthimin hipotetik të atij fëmije, do të mashtrojë veten se ka shkuar në një udhëtim të gjatë dhe pavarësisht dhimbjes që e ka lodhur, nuk do të jetë në gjendje të thotë se fëmija im ka “vdekur”, ai nuk mund ta pranojë që fëmija nuk është më pjesë e kësaj bote. Por zëvendësimi i provave nuk e ndryshon atë që ka qenë. Kuptimi i të vdekurit është “trup pa jetë, pa funksione vitale” As mua nuk më pëlqen ta them këtë fjalë, por në mendje e përsëris derisa të lodhem sepse është e vetmja e vërtetë, fëmija im nuk merr frymë, nuk ha, nuk jeton, trupi i tij është “i vdekur”. dhe këtë të vërtetë nuk mund të mos e mendoj për të pavarësisht se më kap zemrën një dhimbje torturuese që më merr frymën.
Jeto I Lumtur.al