Ne jemi të vetëdijshëm që midisi këtyre thënieve do të gjeni shumë prej tyre që do të doni t’i ruani për t’i patur në vëmendje gjithnjë, për të mos i harruar, ndaj duam të na thoni cilat janë ato, që i çmuat apo vlerësuat më së shumti.
Ti kërkon falje për një hap të gabuar, ka njerëz që nuk kërkojnë të falur për një rrugë të tërë të gabuar.
Asgjë nuk kushton më pak se një sjellje e mirë dhe asgjë nuk çmohet më shumë se ajo.
Çdo gjë që bëhet me dhunë, çdo kërcënim e trondit shpirtin tim, mbasi
ato janë në kundërshtim me ligjet e natyrës.
Gjëja më e mirë për t’i dhënë armikut është falja, kundërshtarit – toleranca, mikut – zemra; fëmijës – një shembull i mirë; babait – nderimi; nënës – sjellja që do ta bënte krenare për ty; vetes – respekti; të gjithëve – mirësia.
Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë njeriun nga sipër vetëm atëherë kur thuhet ta ndihmojë që të ngrihet.
Nëse njerëzit janë “të mirë” vetëm pse tremben nga ndëshkimi dhe shpresojnë për shpërblim atëhere ne jemi vërtet shumë të këqinj.
Është provuar se askush dhe asgjë nuk mund t’i bëjë dëm një burri të mirë. As në jetë e as pas vdekjes.
A nuk të vjen turp që brengosesh aq shumë për atë se si të fitosh pushtet, famë e prestigj dhe nuk mendon fare për mençurinë dhe të vërtetën që do përmirësonin shpirtin tënd?
Sa më i prapë dhe i pafrytshëm apo i pavlefshëm të jetë njeriu, aq më tëpër e vrazhdë dhe e hidhur është goja e tij.
Një njeri i mençur është superior ndaj çdo fyerje që mund t’i bëhet. Dhe përgjigjja më e mirë për sjelljen e paturpshme është durimi dhe përmbajtja.
Po u more me njerëz të lënë apo të prapë, shumë shpejt ke për ta pësuar prej shqelmeve të tyre.
Frika e përqeshjes mbyt shumë talente e virtyte, se nuk korrigjon veset dhe defektet.
Është shumë më e thjeshtë të jesh një hero se një burrë i ndershëm. Hero mund të jesh një herë dhe aq; burra të ndershëm duhet të jenë gjithmonë.
Dëlirësia është një formë kurnacërie.
Kokëfortësia u bë shumë herë pretekst për pasoja të kobshme.
Virtyti është më i çmuar kur shkëlqen në një trup të bukur.
Ata që kanë fituar, në çfarëdo mënyrë që të kenë fituar, nuk turpërohen kurrë për mënyrën se si kanë dalë fitimtarë.
Janë të shumtë ata që puthin një dorë të cilën do të donin ta kafshonin.
Ka defekte që, të shfrytëzuara mirë, shkëlqejnë më shumë se virtyti.
Të shumtën e herëve, virtytet tona janë vetëm vese të maskuara.
Virtyti nuk do të përparonte aq shumë, nëse nuk do t’i bënte shoqëria mburrje.
Njeri i zotë nuk është ai që s’ka të meta, por ai që pranon të metat e veta.
Kush gabon është njeri, ndërsa kush qëndron në gabime është djall.
Tre nga virtytet më fisnike janë: të ndihmosh nevojtarët kur janë në gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të ndëshkosh ose të hakmerresh.
I ligu i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda edhe më i zi.
Kur paturpësia na bëhet pjesë e karakterit, themi gënjeshtrat më të bukura.
Nuk ekzistojnë fenome morale, por vetëm interpretime morale të fenomeneve.
Kur virtyti ka fjetur për një kohë të gjatë, kur zgjohet është shumë më i freskët.
Paturpësia më e madhe është të kërkosh diçka që mund të ta mohojnë.
Nuk ka pandershmëri më të madhe se të tregohesh i ndershëm me të pandershmin.
Lavdia fitohet më lehtë se virtyti. Luftojmë me të tjerët si ne, që lavdinë ta fitojmë, kurse për virtytin duhet të luftojmë me vetveten.
Nuk është i përmbajtur në kënaqësi ai që e mban veten larg tyre, por ai që, ndërsa i shijon, nuk shthuret prej tyre.
Vlera e vërtetë qëndron në atë që, njeriu, duke qenë vetëm, të bëjë atë që do ta bënte edhe para të tjerëve.
Kënaqësitë e parakohshme lindin paturpësinë.
Më i neveritshmi ndër të gjitha cenet është t’i bësh makijazh mendimit tënd.
Janë të paktë njerëzit që mund t’i bëjnë homazh pa asnjë ndjenjë zilie, suksesit të një miku.
Njerëzit e ligj, edhe kur u jepen pozita të rëndësishme, nuk e ndryshojnë karakterin e tyre.
Karakteri është demoni i njeriut.
Unë mendoj se mosmirënjohjen e ndjek sidomos paturpësia, meqë mendohet se ajo është prijësja më e madhe në të gjitha ndyrësitë.
Mburrja i paraprin shkatërrimit, kurse mendjemadhësia – rënies.
Druajtja para të ligjeve nuk sjell dobi, sepse heshtja bëhet aleate me atë që flet në mënyrë të turpshme.
Nuk ka kafshë më të pacipë se njeriu i paturpshëm, sepse atje ku sundon paturpësia, respekti është i paleverdisshëm.
Ndër të këqijat që kanë vend në natyrën njerëzore dhe që na shtyjnë drejt padrejtësisë, e keqja më e madhe është mania e fitimit.
Njërëzit mendjemëdhenj shqetësohen nga mendjemadhësia e të tjerëve.
Nga bishat e egra, më e keqja është tirani dhe nga të butat – lajkatari.
Njeriu i fisëm i jep dinjitet të gjitha veprimeve të veta.
Për mua, sporti i bën njerëzit të ligj. Pse? Sepse i shtyn ata të bëjnë tifo për më të fortin dhe të urrejnë të dobëtin.
Të gjithë duan të mirën tuaj. Mos e bëni veten që t’jua rrëmbejnë.
Edhe kur e plotfuqishmja, koha, vjen e kërkon të drejtat e veta dhe përpara saj të gjitha të mirat shëndetsore dhe mendore fillojnë e humbasin, karkateri moral mbetet.
Një njeri sa më vështirë të rritet, aq më i arsyeshëm bëhet. Për të, më heroiku i virtyteve është ai që s’ka asnjë dukje heroike: Durimi.
E keqja nuk rritet kurrë më shpejt, sesa kur ka ndonjë ideal përpara vetes.