JiL.al - Jeto i Lumtur

*- Disa njerëz janë shumë të varfër, gjithçka që ata kanë janë paratë.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

*- Që ti thuash të vërtetën dikuj që nuk të kupton, ndonjëherë është më keq sesa ta gënjesh.

*- Forca e vullnetit është ajo që ju detyron të fitoni, kur logjika juaj thotë se ju keni humbur.


*- Një grua e bukur është ferr i shpirtit, pastruese e xhepit, dhe parajsë e syve.


*- Një njeri i kompletuar ka qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshojë, ka fuqi për të ndryshuar gjërat që mundet dhe mençurinë për të kuptuar diferencën.



*- Mos kini frikë, kur ju ecni ngadalë. Kini frikë vetëm kur ju qëndroni


*- Kur ligji dhe morali përplasen me njëri-tjetrin, qytetari ka zgjedhjen të humbi perceptimin e moralit apo të humbi respektin e tij për ligjet..


– 
Në fund, e vërteta gjithmonë mbizotëron. Për fat të keq jemi ende në fillim.

*- 
Askush nuk është perfekt dhe askush nuk meriton të jetë i përsosur. Askush nuk e ka të lehtë, të gjithë kanë probleme. Kurrë nuk e di atë që çdokush kalon. 
Pra, mendoni para se të filloni të gjykoni dhe të përqeshni të tjerët. Gjithkush bën luftën e tij të veçantë.

*- Asnjëherë mos i justifikoni veprimet tuaja. Miqtë tuaj nuk kanë nevojë për këtë, dhe armiqtë tuaj nuk do të ju besojnë gjithsesi.


*- E mira ekziston, e keqja duhet të krijohet.


*- Liria nuk do të thotë se ju keni kontroll absolut mbi jetën tuaj, do të thotë vetëm që ju mund të zgjidhni atë që dëshironi në një moment të veçantë.


*- Vlera që mer diçka që ke fituar, nuk ka të bëjë vetëm me atë që ju ofron, por dhe me çfarë është sakrifikuar për të arritur atë.


*- Respekti nuk imponohet, por fitohet.


*
– Të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore.

*- Me kalimin e viteve, disa vetëm rriten dhe disa bëhen të pjekur.


*- Nuk më vjen keq për gënjeshtrat që më the, por më vjen keq se unë kurrë nuk kam për të të besuar përsëri.


*- Një gënjeshtër bëhet më e besueshme kur fshihet në mes të dy të vërtetave.


*- Pika më e lartë në një kishë nuk është kryqi por rrufepritësja. Një ironi e fizikës në metafizikë…


*- E vërteta shkëlqen akoma edhe kur askush nuk e kërkon.


*- Ekzistenca e kaq shumë feve tregon mungesën e një perëndie të vërtetë brenda tyre.


*- 
Nuk keni nevojë të fshiheni sepse keni frikë nga opinioni që të tjerët do të formojnë për ju. Duhet të jetosh jetën tënde.

*- Para se të kërkoni atë që u tha në lidhje me ju, mësoni se kush e ka thënë atë. E dyta është më e rëndësishme dhe përcakton vlerën dhe rëndësinë e të parës.


*- Ëndrrat janë si mrekullitë. Dalin të vërteta vetëm kur ju i besoni ato.


*- Gjithçka që fillon me siguri, përfundon me dyshim.


*- 
“Ai që di të dëgjojë, përfiton edhe nga ata që flasin keq.”

*- Krenaria merret me ”kush ka të drejtë”. Mençuria merret me ”çfarë është e drejtë”.


*- Njohurinë e pasaktë gjithmonë e ndjek një vendim i gabuar.


*- Ateistët janë njerëz të veçantë. Duhet më shumë besim për t’u bërë ateist se sa fetar.


*- Pothuajse të gjithë ateistët kanë argumente për bindjet e tyre. Pothuajse asnjë fetar nuk ka argumente për bindjet e tij.


*- Ai që ka një mijë miq, shumë herë përpiqet për ti gjetur ata.  Ai që ka një armik, e gjen kudo.


*- Përvoja është një mësues i keq, sepse së pari ju vë në provë dhe pastaj ju jep një mësim.


*- Lavdia është si rrethi në ujë. Vazhdimisht zgjerohet deri sa humbet.


*- Kur “qan” një ikonë bizantine, të gjithë nxitojnë ti afrohen asaj. Pyes veten se sa e bëjë të njëjtën gjë kur qan një njeri?


*- Nëse ju gjithmonë thoni të vërtetën, nuk keni nevojë të mbani mend atë që keni thënë.


*
– Liria e një personi duhet të arrijë deri aty sa që mos të shkeli lirinë e të tjerëve.

*- Nëse ti bën një gabim, pranoje atë. Nëse nuk e pranon, sapo bëre një të dytë.


– 
Arsyeja se pse njerëzit ta marrin mirësinë për dobësi, është se ti je duke i’u dhënë shumë, më shumë seç meritojnë.

– Gabimi më i madh për ne, është të pranojmë një gabim që nuk e kemi bërë.


– I talentuari bën atë që mundet. Gjeniu bën atë që duhet.


– Miq të mirë, është e vështirë për ti gjetur, akoma më e vështirë për të braktisur ata, dhe është e pamundur për ti harruar ata.


– Rruga drejt suksesit është gjithmonë në ndërtim e sipër.


– Një lutje nuk ndryshon asgjë, por një vendim mund të ndryshojë çdo gjë!


– Nëse njerëzit flisnin vetëm për atë që ata kuptojnë, heshtja që do të mbizotëronte në botë do të ishte e padurueshme.



– Kur virtyti ka rënë në gjumë, do të zgjohet më i fresket.


– 
Besoj vetëm vetes tënde në jetë, sepse njerëzit nuk të kuptojnë, të gjykojnë, të godasin, e mbi të gjitha kënaqen kur të lëndojnë.

– Kush ul veten kërkon të ngrihet.


– Mjeti kryesor i të gjitha magjepsjeve është ai i të shtënit në dorë të diçkaje që i përket një tjetri.


– Varësia e opinioneve, e shëndërruar në instinkt falë zakonit, çon drejt asaj që quhet forcë karakteri.


– Më e lavdërueshme është ajo grua, emri i së cilës shqiptohet më pak nga buzët e burrave, qoftë për lëvdata, qoftë për sharje.


– 
I vetmi mashkull që do të më bëjë të vrapoj pas tij,
do të jetë ai që do të më thërrasë…Më kap Mamaaaaa.
(X Mom)

– 
Nëse ndihmoni një shok në nevojë, ai me siguri do t’ju kujtojë herën tjetër kur të gjendet në nevojë

– Shpesh ne kundërshtojmë opinionin, ndërsa nuk na pëlqen vetëm toni me të cilën është shprehur ai.


– Personat që na japin besimin e tyre të plotë kujtojnë se kanë fituar kështu të drejtën që edhe ne t’u japim besimin tonë.


– Shumë premtime ulin besimin.


– 
Gjysma e gënjeshtrave që thonë për mua, nuk janë të vërteta.

– Personave që nuk i duam ua llogarisim mirësjelljet që shfaqin ndaj nesh si fyerje.


– Askush nuk i është mirënjohës njeriut me shpirt të madh për mirësjelljen e tij, kur ky i përshtatet një shoqërie ku nuk është e sjellshme të tregosh se ke shpirt.

– Kushdo që i jep shembull shokëve të tij në vend të këshillave, ai konsiderohet i mençur.

– Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin së bashku, martesat e mira do të ishin më të shumta.

– Mirësia e një martese provohet me këtë, që ajo lejon një herë një ”përjashtim”.

– Kur lidhet një martesë duhet bërë kjo pyetje: a beson ti se mund të bashkëbisedosh mirë me këtë grua deri në pleqëri?

– Gjithë sa mbetet nga martesa është kalimtare, por koha më e madhe e jetës së përbashkët i përket bashkëbisedimit.

– Pak njerëz kanë në natyrë këtë: të nderojnë pa zili mikun e tyre të lumtur.
– Është shumë më e vështirë të gjykosh veten sesa të gjykosh të tjerët. Nëse arrin ta gjykosh veten siç duhet, atëherë do të jesh vërtet një njeri i mençur. 

– Pas një grindjeje apo një mosmarveshjeje vetjake mes një gruaje dhe një burri, nëra pale zakonisht vuan nga ideja që ka lënduar tjetrin, ndërsa tjetra vuan sidomos nga ideja se nuk e ka lënduar aq sa duhet tjetrin.

– Pas kufirit të urisë, të pasur dhe të varfër janë të njëjtë.

– Martesa është një institucion i domosdoshëm për moshën e të njëzetave, dhe i dobishëm për të tridhjetat, por jo i nevojshëm: ndërsa, për moshën më të vonë, shpesh është e dëmshme dhe përbën një kthim prapa për anën shpirtërore të burrit.





Scroll to Top