JiL.al - Jeto i Lumtur

Në qoftë se ke të drejtë, je i fortë.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në qoftëse udhëheqësi është i mirë, atëherë edhe ai që shikon pas tij s’është i keq.

Në vrimën e vet edhe miu është trim.

Burrë s’është ai që flet, por ai që bën.

Deveja transporton sheqer, por vetë ha gjembaçë.

Është e shkurtër rruga e mirëqënies, por është tejet e rrezikshme.

Kurrë mos u mbështet në fatin, por në vetvete.

Njeriu është më i fortë se guri e më i brishtë se lulja.

Nga plaga e shpatës shërohesh, por nga plaga që të shkakton shpifja, kurrë.

Njëqind miq janë pak, një armik është shumë.

Të gjithë ata që nuk janë në luftë, janë luanë.

Vetëbindja është veti e keqe e njeriut, por mburrja edhe më e keqe.

Miku s’duhet të harrojë çfarë i ka borxh të zotit të shtëpisë.

Në atë që rri anash, druri nuk do të bjerë.

Gëzimi i tepruar dhe pikëllimi i tepruar janë fqinj me çmendurinë.

Mblidh tokën, të shpëtosh kokën.

Mbi të gjitha është asgjëja, nga e cila u krijua çdo gjë.

Në dyshim, absteno.

Atdheu është vendi ku është robëruar shpirti, tjetër s’ka të tillë.

Kur bien këmbanat e mëdha, zilkat nuk dëgjohen.

Punët e mëdha nuk bëhen me fuqinë e trupit, me rrëmbim dhe shpejtësi, por me arsye, me këshillm dhe fjalë të urtë të cilat pleqëria i ka me bollëk.

Shikoje shpesh, do të duket i vogël; adhuroje shpesh, do humbë parfumin.

Ai që me djellin mbjell kunguj, do t’i thyhen për kokë.

Derisa është vajzë: gjuhën plumb e këmbët flakë; kur u bë grua: gjuhën flakë e këmbët plumb.

Në situata të vështira durimi është timonieri më i mirë.

Veset e ndryshme ulin dinjitetin, janë rrjedhojë mosrespektimi ndaj vetes.

Shtëpi me dy familje, djalli rri në pus.

Toka e fortë, qielli i lartë, ku la me shku?

Vdekja e hershme e një kopraci është e vetmja vepër e mirë e tij.

Gratë janë si lulet, po nuk u vaditën, vyshken.

Ai që u beson ëndrrave kullot erëra.

Disave paraja u merr mendtë, disave u jep.

Është shtëpi e keqe ajo, në të cilën suksesi urohet me gotë, ndërsa pikëllimi shuhet me shishe.

Halli është më i fortë se guri.

I shkathti nuk kakaris si pula në tërë lagjen për një vezë.

Kur bie njeriu në det, kapet edhe pas gjarprit.

Kush do frutat, të shkundë pemën.

Kush nuk dëgjon, as nuk dëgjohet

Scroll to Top