JiL.al - Jeto i Lumtur

Ku shkon gjilpëra shkon edhe peri.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse digjet shtëpia e fqinjit, ruaj tënden.

Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.

Gratë na duan për defektet tona. Kur kemi shumë, por shumë ama, na i falin të gjitha, deri edhe inteligjencën.

Nëse ti nuk do të keqen, ik nga e keqja.

Që ta bësh të thjeshtën të ndërlikuar, kjo është e zakonshme, por që ta bësh të ndërlikuarën të thjeshtë, vërtetë të thjeshtë, kjo është krijimtari.

Kuajt i afrojnë krahinat e largëta; fëmijët i afrojnë nënat dhe baballarët, ndërsa fatet e njëjta i afrojnë popujt e ndryshëm.

Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.

Mos polemizo me gojëtarin, as me harbutin, sepse gojëtari të mund me fjalë, harbuti të ofendon.

Nëse do të shohësh realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur..

Duhet të falësh shumë gjëra që të mësohesh të falësh të tjerët.

Të bësh diçka nuk mjafton; duhet që të mos e bëjnë të tjerët.

Mos nënçmoni askënd dhe mos përjashtoni asgjë, mbasi nuk ekziston njeri të mos ketë damarin e vet dhe nuk ekziston gjësend të mos ketë vendin e vet.

Në lumturi të jesh i përmbajtur , në fatkeqsi, i urtë.

Është më mirë të të kenë zili, sesa t’u vijë keq për ty.

Imito njerëzit e drejtë.

Kur e vërteta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë.

Nëse do të përgojojnë me të drejtë kujdesu të ndreqesh, nëse do të të përgojojnë padrejtësisht, mos i jep rëndësi.

Kur don të kërkosh këshillë për vete nga një njeri tjetër, fillimisht heto se si i shkojnë punët atij.

Kush jep këshilla dhe nuk i zbaton vetë, i ngjan njeriut të verbër që e mban kandilin për të ndriçuar të tjerët.

Fol fare pak për veten, shumë për të tjerët, pak për gjërat.

Jeto sikur do të vdesësh nesër, mëso dikur do të jetosh përgjithmonë.

Disa burra mundohen tërë jetën për të kuptuar qenien e gruas. Të tjerë merren me gjëra më pak të vështira, si përshembull me teorinë e relativitetit.

Scroll to Top