- Paradoksi i kohës sonë qëndron në faktin se ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta; rrugë më të gjera, por këndëvështrime më të ngushta; ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla; kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë; dimë më shumë, por vlerësojmë më pak. Kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjedhje; kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet. E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat; flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh. Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo edhe me shpirt; Kemi shkuar deri në hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë dot ta kalojmë rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri, kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme; kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin; kemi shkatërruar atomin, por jo paragjykimet; i kushtojmë shumë rëndësi materiales, por pak shpirtërores.
- O Zot, dhuromë qetësinë të pranoj gjërat që nuk mund të ndryshoj, guximin të ndryshoj ato që mund dhe mençurinë të kuptoj ndryshimin.
- Duaje të moshuarin… Lëre të flasë , sepse në të shkuarën e tij ka plot të vërteta … Lëre të shkojë mes miqve të tij të vjetër, sepse aty ai ndjen veten ti rilindë .Lëre të tregojë historitë edhe pse të ripërsëritura , sepse ai do që të ndjejë se ti je në shoqërinë e tij .Lëre të jetojë mes gjërave që ka dashur , sepse e ndjen veten të përjashtuar nga gjithçka, edhe nga vetë jeta e tij … Lëre të hipë në makinën e familjes kur shkoni me pushime sepse vitin pasardhës do të pendoheni nëse ai nuk jeton më…
- Mos fli gjumë se ke kohë të flesh! ..Shijoje rininë se s’ke ku ta gjesh! Kërko dhe ëndrrën ..Dhe gjeje ..Vetë kërko ..Se ajo diku do të jetë! ..Mos vuaj nga njerëzit dhe bota! ..Jetoje jetën se ajo është e jotja.
- Ka sukses ai njeri që ka këto veti: Sinqeritetin (thotë të vërtetën), Modestinë, Karakterin dhe Mirënjohjen.
- Personat me te lumtur nuk jane domosdoshmerisht ata qe kane me te miren nga gjithçka por ata qe marrin me te miren nga gjithçka qe kane. Jeta nuk eshte çeshtje sesi ti mbijetosh stuhise por sesi te vallezosh ne shi.
- Njerëzit e lënduar janë të rrezikshëm…dijnë të mbijetojnë…!
- Duket sikur te gjithe kane idene e sakte sesi duhet te jetojme jeten tone dhe nuk dine kurre sesi duhet te jetojne te tyren.
- Pa ambicie nuk fillon asgjë. Pa punë nuk mbaron asgjë.
- Preferoj të vallëzoj vetëm në qendër të vetmisë sime , sesa në qoshen e jetës së dikujt tjetër.
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur