esha në shpinën e tjetrit nuk është e rëndë.
Përfundimi lavdëron fillimin. (Mbyllja me sukses e një pune i detyrohet nisjes së mbarë).
Po i the të vërtetën të marrit, të bëri copë.
Puna sjell shëndet, dembelia vetëm mëkate.
Puna zgjat jetën, përtacia e shkurton.
Punëtori i keq nuk gjen asnjëherë veglat e mia.
Qeni ngordh nga rruga e gjatë, ndërsa budallai vdes nga meraku për të tjerët.
Rregulli është kohë e fituar.
Sado i vogël brumi, do gjithë atë punë që të mbruhet. (çdo punë, sado e vogël që të duket, ka mundin e vet).
Sado ujë të pijë peshku, prapë e nxjerr të gjithë nga flegrat.
Sa me shumë pemë të jenë, aq më shumë erë e stuhi përballojnë.
S’është i ditur ai që lexon libra, por ai që di çka lexon.
Sikur uji zemrën ta freskon, ashtu edhe mendja ta zbukuron.
Sot tendose deri sa mos e këpusësh, se do ta kesh edhe për nesër.
Shkencat janë dyer, ndërsa studimet janë çelësat e tyre.
Shoqërohu me djallin, përderisa nuk ke kaluar lumin.
Shtëpia me shumë femra nuk do të jetë kurrë e pastër.
Shumë e zonja për të kënduar, por nuk ia thotë bukës për ta gatuar.
Të duash botën dhe të kuptosh botën, janë dukuri që vështirë kombinohen.
Tepria, ashtu si mungesa, rrënon shumë.
Të gjitha pemët kanë gjethe, por jo të gjitha japin kokrra.
Të gjithë duan t’u shkosh në ndihmë, por shumë pak duan të ndihmojnë.
Të qajmë me ata që qajnë, por të mos qeshim me ata që qeshin vazhdimisht.
Toka lulëzon aty ku dora punon.
Zanati vlen sa një çiflig.
Nuk është jetim kush nuk ka nënë e babë, por kush nuk ka shkollë.
Në kohë lufte kërkohet: mendja e plakut, fuqia e të riut dhe guximi i budallait.
Ai që flet shumë ose di shumë, ose gënjen shumë.
Bota me rrota.
Dembelia është nëna e të gjitha veseve.
Dikush bluan, dikush tjetër e bën bukë miellin e tij.
Disa flasin çka dinë, kurse disa të tjerë dinë çka flasin.
Dituria te njeriu është thesar, kurse puna, çelësi i tij.
Edhe lluca shkëlqen kur i bie dielli.
E puthura është një frut që do vjelë.
Këpucari përgjigjet për çizmet, jo edhe për shputat e këmbëve.
Këshilla pas ndodhisë është si pelerina pas shiut.
Ku ka shumë shkon dëm, ku ka pak, tepron.
Kush luan këmbët, luan edhe dhëmbët.
Margaritari qëndron në fund të detit, kurse ngordhësira pluskon në ujë.
Më mirë qortimi i të mençurit sesa lëvdata e të çmendurit.
Nga një vit në tjetrin kemi edhe ndërrim të budallallëqeve.
Nuk ka armiqësi më të madhe sesa atëherë kur i thua të marrit që është i marrë.
Punëtori i keq nuk i gjen asnjëherë veglat e mira.