JiL.al - Jeto i Lumtur

Drejtësia pa forcë dhe forca pa drejtësi janë dy fatkeqësi të mëdha.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mashkullin e tërheq gruaja që interesohet për të, sesa gruaja me këmbë të bukura.

Mati të tjerët me metrin e tyre.

Mençuri do të thotë: matje kohe, fjalë dhe vepra.

Mendimet e mëdha vijnë nga zemra, kurse ndjenjat e mëdha vijnë nga truri.

Me një numër të mjaftueshëm “në qoftë se”- sh, mund të futnim Parisin në shishe.

Mendjemadhësia dhe përtacia, ja burimi i veseve.

Mes dorës së butë dhe asaj me kallo, ka shumë nuanca, kështu janë njerëzit.

Më i urti lëshon pe dhe në fund del budalla.

Më mençuri është të lakohesh, sesa të thyhesh.

Ligjet e dobëta dobësojnë ligjet e nevojshme.

Liria është e drejta ta bësh gjithçka të lejon ligji.

Liria është religjioni i ri, religjioni bashkëkohor.

Liri ka vetëm në atë vend ku drejtësia sundon pasionet.

Liria konsiston të jesh vetëm i varur nga ligji.

Liria që përjashton lirinë duhet të përjashtohet.

Lumturia e njerëzve është në duart e grave.

Kush asgjë nuk bën, asgjë është dhe asgjë do të jetë.

Kush frikësohet, gjysmë është i mundur.

Kush i frikësohet përgjegjësisë, është nga më frikacakët, nuk mund të drejtojë.

Kush ka sherebele në kopshtin e tij, s’ka nevojë për mjek.

Kush varet nga dikush, lirinë e tij shet.

Kush vjedh një vezë vjedh një ka.

Kultura, ajo që mbetet pasi çdo gjë është harruar.

Kundërshtitë e çdo lloji zhvillohen në zemër të gruas.

Kur bashkohen armiqtë veç telashe prit.

Kur qeveris shihi njerëzit për atë që janë dhe gjërat ashtu si duhet të jenë.

Kur të gjitha janë provuar dhe nuk është arritur e drejta, kryengritja fillon.

Ka vetëm një trimëri, ta shohësh botën ashtu siç është.

Kënaqësia e madhe, të bësh atë që të tjerët nuk beson se e bën.

Kënaqësia që nuk mund të tregohet nuk është kënaqësi.

Ku është e pavlerë butësia, atje dhuna është e ligjshme.

Kujtimi më i mirë i veprave të mira është përsëritja.

Janë të pakët njerëzit që mendojnë, por të gjithë duan të bëhen gjykues.

Jeta e njeriut përbëhet prej dje-hit, sot-it, dhe nesër-it.

Jeta jonë është si lumi që derdhet në det.

Kashta e madhe, kalliri bosh.

Katër arsye janë pse pleqëria duket e rëndë:- nuk na mundëson për ndonjë punë të madhe;- na dobësohet trupi;- na privon gati nga të gjitha kënaqësitë;- nuk është larg nga vdekja.

Gjithnjë kemi shumë arsye për të folur, por ansjëherë për të heshtur.

Hunda e madhe nuk e shëmton fytyrën e bukur.

Idetë e papranuara quhen llafe.

Imagjinata, skicimi i së ardhmes.

I mençuri “lësho pe” dhe në fund konsiderohet i marrë.

Indiferenca, filozofia më e lehtë.

Ironia dhe tallja falen vetëm atëherë kur s’ka rrugëdalje.

Francezët kanë pasion për revolucionin, por apati për ndryshimin.

Francezi këndon fallco, mendon drejt. Gjermani këndon drejt dhe mendon fallco. Italiani nuk mendon por këndon.

Gratë e të tjerëve na duken gjithmonë më të bukura.

Gruaja pa dashuri është si burri i papunë.

Gruaja qesh kur mundet dhe qan kur do.

Gjermania është bërë për të shëtitur, Italia për të buajtur, Anglia për të reflektuar, Franca për të jetuar.

Gjithë baskët do të shkojnë në parajsë se as djalli nuk i kupton.

Është gjithmonë e nevojshme të nisesh nga një e vërtetë për të mësuar gabimin.

Është gjithmonë e shtrenjtë ajo që s’na nevojitet realisht.

Fati nuk mund të na i marrë të gjitha ato që na ka dhënë.

Flaka e dashurisë ndizet në kuzhinë.

E ardhmja në dorë të nënës dhe të mësuesit të fillores.

E meta e njerëzve për të vepruar është të mosndjerit për çfarë janë të aftë.

E mira don dëshmitarë, bukuria s’ka nevojë për asgjë.

Edhe rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të mira.

Edhe zemërgurët mallëngjehen para bukurisë.

Është budalla ai zog që braktis çerdhen e tij.

Drejtësia duhet të jetë e fortë dhe forca drejtësi,

Scroll to Top