“Kur një grua është duke të folur, dëgjo atë që po thotë me sytë e saj.”
“Djalë, vëlla, baba, i dashur, shok. Ka hapësirë në zemër për të gjitha dashuritë, ashtu sikurse ka hapësirë në qiell për të gjithë yjet.”
“Iniciativa është të bësh gjënë e duhur, pa ta thënë kush.”
“Kur diktatura është fakt, atëherë revolucioni bëhet një e drejtë.”
“Një ferr inteligjent, do të ishte më mirë se sa një parajsë idiote.”
“Ndrysho mendimet, por mbaju parimeve; ndrysho gjethet, por lëri të paprekura rrënjët.”
“40 është mosha e vjetër e rinisë; 50 është mosha e re e pleqërisë.”
“Reagimi – një varkë që shkon kundër rrymës, por që nuk e pengon rrymën të vazhdojë të rrjedhë.”
“Ka baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre. Por nuk ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.”
“Qëndresa – sekreti i të gjithë triumfeve.”
“Kurioziteti është një prej formave të guximit femëror.”
“Ka një spektakël më të madh se sa deti, dhe ai është qielli; ka një spektakël më të madh se sa qielli, dhe ai është brendia e shpirtit të njeriut.”
Viktor Hygo
Jeto I Lumtur