JiL.al - Jeto i Lumtur

Kupa e Botës e përgjakur/ Një tjetër punëtor humb jetën gjatë fazës së grupeve, detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kupa e Botës “Katar 2022” po zhvillohet mes shumë polemikash, e mbi të gjitha mes shumë jetë të humbura.

Sikur të mos mjaftonin njerëzit e vdekur para nisjes së kompeticionit, një tjetër punëtor raportohet se ka nderuar jetë.

Sipas Athletic, një burrë nga Filipinet, i cili kishte emigruar në Katar për të punuar në infrastrukturën për Kupën e Botës, vdiq në një aksident pune gjatë fazës së grupeve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Burri fatkeq, me origjinë nga Filipinet, po bënte disa punime riparimi në dritat e parkingut të hotelit të përdorur nga misioni i Arabisë Saudite si qendër stërvitore, por pësoi një rënie të keqe dhe vdiq në vend.

Sipas  një artikulli të The Guardian në shkurt 2021, më shumë se 6500 punëtorë, shumica e tyre emigrantë, kishin humbur jetën në projektet e infrastrukturës.të cilat u mbajtën në Katar gjatë gjithë muajve të mëparshëm.

Masat e papërshtatshme të sigurisë, nevoja për dorëzim të shpejtë të projekteve dhe kushtet çnjerëzore të punës kanë rezultuar në mbajtjen e Kupës së Botës në Katar të lyer me gjakun e njerëzve që udhëtuan në vend për të mbështetur familjet e tyre në shtëpi.

Scroll to Top