JiL.al - Jeto i Lumtur

Vendi më i lumtur është ai ku ndihet më pak dora e qeverisë.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.

Shumica e politikanëve ngjajnë me shpërgejtë; duhen ndërruar shpesh se zënë erë shpejt.

Nështrimi është një vetvrasje e përditshme.

Nuk ka zotërinj më të mëdhenj se të vetëquajturit shërbëtorë të popullit.

Inisiativa private që mbështetet në shfrytëzimin tinëzar e të pamëshirshëm të natyrës është edhe më e keqe se socializmi i dështuar.

Sistemi i sotëm ekonomiko-shoqëror do të bjerë shpejt nëse ne nuk do të rishikojmë urgjentisht raportet e tij me mjedisin dhe natyrën.

Transparenca është syri i demokracisë.

Pushteti është shumë i madh, por është shumë i vlefshëm për t’a lënë në dorë të politikanëve.

Zgjedhjet fitohen kryesisht për hir të faktit që pjesa më e madhe e njerëzve votojnë kundër dikujt sesa për dikë.

Demokracia plus injoranca e popullit është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë.

Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuam dot kurrë artin e bashkëjetesës si vëllezër.

Koha mbërrin vetë në udhërkryqin e pashmangshëm. Heshtja mbërrin vetë në pikën e ngopjes. Dufi arrin vetë pikën e shpërthimit. Maskat arrijnë vetë çastin e rënies.

Politika ngec në vepra, nuk ngec në fjalë. Ky është kurthi i saj. Demagogët besojnë se nëpërmjet spërdredhjes së gjuhës mund të justifikojnë çdo gjë, madje t’i paraqesin, sipas rastit dhe interesit, në të njëjtën dritë të shkëlqyer zgjidhjet e ndryshme apo të kundërta.

Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim.

Hajdutët e mëdhënj çojnë në burg të voglin.

Durimi i popujve është grazhdi i tiranëve.

Nuk mund të ketë qeverisje popullore pa popull të informuar.

Të qeverisësh do të thotë të parashikosh.

Demokraci shumë e mirë është ajo në të cilën të gjithë kanë frikë nga ligji, sikurse nga tirani.

Demokraci shumë e mirë është ajo në të cilën ndërsa në të gjitha të tjerat ka barazi, epërsia përcaktohet nga virtyti, kurse inferioriteti nga ligësia.

Demokracia e skajshme është më e keqe se tirania.

Shoqëria më e përsosur është ajo në të cilën mbizotëron një klasë e mesme, e cila numerikisht është më e lartë se të gjitha klasat e tjera shoqërore.

Varfëria është prind i revolucionit.

Është më mirë që kokëtrashët të qeverisen, sesa të qeverisin.

Është e padurueshme të qeverisesh nga një njeri më i keq se vetja jote.

Një qeveri, sado e pandershme të jetë, nuk është aq e keqe sa anarkia.

Në ndryshimet e situatave edhe më të fuqishmit ua kanë nevojën më të dobëtve.

Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes me përjashtim të të gjitha atyre që njerëzimi ka provuar deri sot.

Partitë i ndërroj për parimet, por parimet nuk i ndërroj për partitë.

Shtet i përkryer është ai që dëgjon së tepërmi ligjet dhe shumë pak oratorët.

Ata që veçojnë politikën nga etika nuk do ta kuptojnë kurrë as njërën as tjetrën.

Pa harmoni as shteti nuk mund të drejtohet siç duhet, as familja.

Oratori dinak i rrëzon ligjet.

Situatat kritike i shkatërrojnë regjimet tiranike.

Tiranët kanë një ves të keq: nuk u zënë besë miqve.

Kur qytetarët janë të disiplinuar para ligjeve, atëherë shtetet bëhen të fuqishme e të lumtura.

Demokracia nuk është ligji i shumicës, por mbrojtje e pakicës.

Ai njeri që në moshën 19-vjeçare nuk është revolucionar, nuk ka zemër. Njeriu që në moshën 40-vjeçare mbetet revolucionar, nuk ka mend!

Ka një sekret që burrat e mençur udhëheqës e dinë dhe e pranojnë: femrat janë arkitektet e fshehura të shoqërisë.

Njerëzit që u pëlqen sallami dhe ligjet, është mirë të mos i shohim kurrë se si këto të dyja përgatiten.

Një politikë është si matematikë; ajo që nuk është krejtësisht e saktë, është e gabuar!

Për fat të mirë ne amerikanët nuk jemi një qeveri që ka një komb, por një komb që ka një qeveri.

Shpesh shikojmë nga qeveria për të zgjidhur problemet tona. Kjo është atëherë kur qeveria është vetë problemi.

Të gjithë ne nuk kemi talente të barabarta, por të gjithë duhet të kemi një mundësi të barabartë për t’i zhvilluar ato.

Në politikë është nganjëherë si në gramatikë. Një gabim që e bëjnë të gjithë, më në fund pranohen si rregull.

E vetmja gjë që na shpëton nga burokracia është joefikasiteti i saj. Një burokraci efikase është kërcënimi më i madh i irisë.

Ka raste kur të votuarit nuk është demokraci. Ama të numëruarit – po!

S’ka rrezik më të madh për një komb, se kur njerëz dinakë shkojnë për të urtë.

Pak opozitë i bën shumë mirë njerëzimit. Balonat ngrihen dhe fluturojnë lart vetëm duke shkuar kundër erës dhe jo duke e ndjekur atë.

Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen tonë pa ndihmuar të tjerët që të ndërtojnë të tyren.

Pothuaj të gjithë mund t’u bëjnë ballë vështirësive, por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.

Një burrë shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme, kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme.

Urrejtja dhe fuqia nuk mund të jenë në një pjesë të botës, papatur efekt mbi pjesën tjetër të saj.

Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht. Dhe nëse ndodh, mund të vini bast se ka qenë e planifikuar të ndodhë.

Liria pa socializmin është padrejtësi. Socializmi pa lirinë është skllavëri.

Më shumë mundësi kemi të gjejmë një bordello me gra të virgjëra se një qeveri me njerëz të ndershëm.

Nje lider di ç‘është mirë të bëhet, një manaxher di vetëm si ta bëjë mirë.

Mjerimi ka këtë të mirë, që e zë për fyti miletin dhe ia sjell mendtë në kokë mepahir, në qoftë se nuk ia ka nxjerrë shpirtin.

Nuk është vështirë të bësh kurorë, po është vështirë të gjesh kokë të mirë.

Scroll to Top