Edhe ata që nuk janë rritur me dhe filmat e tij, e njohin atë. E kanë dëgjuar emrin e tij, e kanë parë fytyrën e tij, dhe ia njohin zërin.
Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor, ai ishte një filozof i madh dhe vërtetësia e fjalëve të tij e kalon testin e kohës me sukses.
Ai ishte një legjendë!
Sir Charles Spencer Chaplin (Lindur në 16 prill 1889 në Ualuorth, Londër, ndarë nga jeta në 25 dhjetor, 1977 në Corsier-sur-Vevey, Zvicër) ishte një regjisor, kompozitor dhe aktor komik i famshëm…
Nisi të nxjerë fitime që në moshën 8 vjeç dhe vit pas viti, ai u bë nr.1 në kinematografi, duke u bërë i pari aktor që doli në kopertinën e revistës prestigjioze të kohës “TIME”.
Për kënaqësinë e lexuesve ne kemi sjellë sot një koleksion me thëniet më të bukura të tij. Si gjithnjë, në përfundim të leximit presim të na thuash cilën prej thënieve të tij çmove apo vlerësove më së shumti.
Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.
Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
Jeta do të ishte e mrekullueshme, nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
Më mirë të vdesim, se sa të vazhdojmë të jetojmë kështu.
Gjëja më e trishtë që mund të imagjinoj, është që të mësohem me luksin.
Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë, dhe kjo është një klloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë, se sa çdo politikan.
Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
Mbaj mend, gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh në tokë asgjë.
Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
Dështimi është i parëndësishëm. Duhet kurajë për t’u shfaqur si budalla.
Për çfarë të duhet një kuptim? Jeta është një dëshirë, jo një kuptim.
Diktatorët e çlirojnë veten, por i skllavërojnë të tjerët.
Qetësia është një dhuratë universale, që pak njerëz dinë të vlerësojnë.