Sikur ta dinte njeriu ku do të binte, do të shtronte më parë tapetin.
Sytë besojnë vetveten, veshët njerëzit e tjerë.
Shtëpia nuk është e bukur për muret, por për byrekët që piqen brenda tij.
Proverbat nuk të mërzisin kurrë.
Qeshja pa shkak është shenjë budadallëku.
Qielli i kthjellët dhe fytyra e gëzuar u pëlqen të gjithëve.
Secili burrë është biri i një gruaje.
Përpara së drejtës edhe malet përulen.
Përtaci është i sëmurë sot, i sëmurë mot.
Pi një gotë verë pas supës dhe ju i hiqni një rubël doktorit.
Po nuk e pate në shtëpi, urtia s’blihet jashtë.
Njëmijë miq janë pak, një armik është shumë.
Nuk ka mbrojtje më të mirë se sa sjellja e kulturuar.
Një qëndrueshmëri ka më shumë fisnikëri sesa forcë.
Me Zotin kalo edhe detin, pa atë mos kapërce as pragun.
Më mirë të lypësh lëmoshë se të vjedhësh, por më mirë të punosh se të lypësh lëmoshë.
Më shumë njerëz zhyten në gotë se sa në det.
Lind – paguaj, pagëzohu – paguaj, martohu – paguaj, vdis – edhe atë paguaje.
Lotët që i derdh një dashnor dalin nga sytë, lotët që i derdh një fatkeq burojnë nga zemra.
Kur është xhepi thatë, edhe gjyqtari është i shurdhër.
Kush e hedh qoftë edhe një dërrasë për të mbuluar shtëpinë e vejushës, do të ndihmohet nga Zoti.
Kafshata e zezë e fituar me djersë është më e mirë se buka e bardhë e vjedhur.
Kambana fton për në kishë, por vetë s’shkon kurrë.
Kërpudhat më të bukura janë më helmueset.
Koha nuk të përulet ty, ti duhet t’i përulesh kohës.
Ha kur ke uri dhe dashuro kur je i ri.
Heshtja e të mençurit bën më shumë dëm se shpifjet.
I laguri nuk ka frikë nga shiu, kurse i zhveshuri nuk frikësohet nga plaçkitësit.
I pasuri, në rrahje përpiqet të ruajë fytyrën, ndërsa i varfëri pallton.
Edhe sikur të kesh vështirësi për të kryer lëvizje edhe për të bërë ushtrime fizike, ato duhen bërë, qoftë edhe me sforco.
Është me ujë deri në fyt dhe bërtet dua ujë.
Fëmija është si brumi, si ta gatuash, ashtu bëhet.
E drejta s’i trembet gjyqit.
Edukata shumë herë i ngjan vellos: mbulon të metat, por s’i zhduk ato.
E puthuara ka ëmbëlsi atëherë, kur duan të dy.
Edhe në kishë po të jetë pijaneci, njerëzit sjellin ndërmend mejhanen.
Dashuria është e verbër por largpamëse.
Dashuria fillon nga sytë.
Dikujt fati i jep pjepra, e dikujt as lëkurët.
Dituria është dritë, padituria errësirë.
Dielli ndriçon botën, dituria ndriçon mendjen.
Drurin e vetmuar era lehtë e rrëzon.
Druri njihet nga pema, njeriu njihet nga puna.
Duart mund të jenë të zezë, por puna duhet të jetë e bardhë.
Dheu do pleh, kali do tagji.
Armiku më i mençur dhe më i dëmshëm është ai që ka gjakun e ftohtë.
Armiku më i rrezikshëm është ai i shtëpisë.
Atje ku s’mund të hyjë djalli, hyn gruaja.
Baku. Zoti i pijes, ka mbytur më shumë njerëz se Neptuni (i detit).
Barku është mosmirënjohës. Ai gjithnjë harron se ne tashmë atij i kemi dhënë diçka.
Bëhu dele, ujku është gati.
Bjeri armikut në çdo hap.
Bukuria është një mbretëri, që zgjat pak.
Bukuria tërheq më shumë peshqeshe se ari.
Burri është koka, kurse gruaja është qafa.