JiL.al - Jeto i Lumtur

Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë. …Thënie Për Jetën Nga Aristoteli..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

– Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

– Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.

– Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë

– Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.

– Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.

-Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

– Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.

–  Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.

– Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

– Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.

– Lumturia varet nga ne.

– Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

– Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.

– Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.

– Homeri i ka mësuar të gjithë poetët e tjerë artin e të treguarit të gënjeshtrave me zotësi.

Scroll to Top