– Mund të detyrohem të jetoj pa lumturi, por kurrë nuk do të pranoj të jetoj pa nder.\

Jil
Jil
6 Min Read

– Nëse në botën e sotme kishte një numër të madh njerëzish që dëshironin lumturinë e tyre më shumë se sa dëshironin mjerimin e të tjerëve, brenda pak vitesh do të kishim një parajsë.

– Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë…


– Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se çfarë është kuptimi i jetës së tij, por ai duhet më mirë të kuptojë se është ai të cilit pyetja i është adresuar. 


– Gjithmonë mbani mend se mund të keni partnerin më të mirë pranë jush, por do të jeni të pakënaqur nëse nuk jeni të dashuruar me jetën tuaj. 


– Fraza entuziaste ”Vlen më shumë nderi, se jeta”, do të thotë: ”Ekzistenca dhe mirëqenia nuk vlejnë asgjë: vlen vetëm ajo të tjerët mendojnë për ne”.


– Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, vetëm për të jetuar. Dhe ajo pak liri që u mbetet, i shqetëson dhe përpiqen për të gjetur mënyra për ta hequr qafe atë.


– Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.


– I mençuri e konsideron jetën e tij si një njeri që duhet të jetojë gjatë në një kohë të shkurtër.


– Tre fraza që do t’ju ndihmojnë në jetë: “më mbuloni”, “ide e mirë, shef!”, “Kështu e gjeta kur erdha”.


– E vetmja gjë në jetë që është e mundshme pa përpjekje, është dështimi.


– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.


– Jeta është tepër e shkurtër: nuk ja vlen barra qeranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.


– Sekreti i jetës nuk është të bëjmë atë që na pëlqen, por të pëlqejmë atë që bëjmë. Dhe le të mjaftohemi në ato që kemi.


– Tre themelet e lumturisë në këtë jetë janë: diçka për të bërë, diçka për të dashur, diçka për të shpresuar.


– Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush t’ju shtyjë.


– Ka tre gjëra të qëndrueshme në jetë … ndryshim, liri zgjedhjeje dhe parime.


– Jeta është një lojë ku rregullat e së cilës vazhdimisht ndryshojnë. Asgjë nuk e prish një lojë më shumë se ata që e marrin seriozisht.


– Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e harron !!!



– Ka njerëz që në të gjithë jetën e tyre nuk bëjnë asgjë, dhe nuk bëjnë gabime. Por e gjithë jeta e tyre është një gabim.

– Gjithkush erdhi në jetë për një rol të veçantë. Kështu që nuk mund të luajë një tjetër.


– Jetoje jetën tuaj si të dëshirosh, pa marrë parasysh mendimin e botës. Bota është shumë, por jeta jote është pak.


– Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju, sepse thjesht të tjerët nuk mendojnë. Ata pyesin veten se çfarë mendoni ju për ta.


– Jeta nuk ju jep gjithmonë atë që ju dëshironi për të qenë të lumtur, duhet të kalojsh fatkeqësi për të vlerësuar atë që tashmë jeta ju ka dhënë. 


– Në jetë, ju nuk merrni kurrë atë që ju meritoni, Por ju merrni atë që pretendoni.


– “Si po shkon?” Pyeti i verbëri.të paralizuarin, “Ashtu siç e shihni,” u përgjigj i paralizuari.


– Kur ju mendoni atë që keni humbur, ju humbni atë që jetoni.


– Nëse kishim gjithçka që dëshironim, çfarë do të na mungonte?

Dhe nëse nuk na mungonte asgjë, çfarë do të dëshironim?
Çfarë vlere do të kishte jeta jonë pa dëshira?

– Se si të tjerët sillen në ty është çështje e tyre. Se si reagon ti është e juaja.


– Mos thuaj pak me shumë fjalë, por shumë me pak fjalë.


– “Vetëm për shkak se dita e sotme është e stresuar, nuk do të thotë që nesër nuk do të jetë dita më e mirë e jetës suaj. Thjesht ju duhet të jeni atje! “


– “Jeta nuk e bën ndere për askënd. Gjithkush ka pranë tij njeriun që meriton. “


– Jeta nuk është asgjë, por asgjë nuk vlen aq sa ajo.


– Shumë probleme në botë do të zgjidheshin nëse flisnim me njëri-tjetrin, dhe jo njëri për tjetrin.


– Jeta është gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për veprim.


– Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm dhe vetëm për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *