Verbëria e vërtetë është ajo e zemrës.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shoku i ndershëm është më i mirë nga shpirti yt i padrejtë, sepse shpirti të urdhëron për të mirë. Shoqërimin me injorantin është ulje.

Ruhu prejt të keqes së atij që i ke bërë mirë. Rrahjet e  zemrës i thanë njeriut se , jeta është minuta dhe sekonda.

Sa njerëz i ka ngritur dituria në gradë të larta, e sa të tjerë që janë me pozitë, i ka ulur injoranca e tyre.

Qyteti më i keq është ai në të cilin nuk ke asnjë shok. Ruhuni prej hamendjes sepse ajo është biseda më e gënjeshtrët.

Pasuria fsheh poshtërsitë e të pasurve dhe zemërgjerësinë e të varfërve.Për çdo mirësi ka një çelës që e hap dhe e mbyll atë.

Ai që e hap është durimi, ndërsa ai që e mbyll është dembelizmi.

Përgojimi është puna e të paaftit.

Njeriu që jeton vetëm për vete, jeton i vogël edhe vdes i tillë.

Një e vërtetë që të mundon është më mirë se një gënjeshtër që të gëzon.

Njihe të keqen, jo për të bërë keq, por për t’u mbrojtur prej saj, kush nuk e njeh të keqen, bie në të.

Njeriu më i keq është dyfytyrëshi, i cili me një fytyrë paraqtet te një grup, e me një tjetër tek një grup tjetër.

Njeriu më i mirë është ai që tregohet i thjeshtë kur ka pozitë, dhe fal kur ka mundësi të ndëshkojë.

Nuk shpëton prej vdekjes ai që i frikësohet asaj, e as nuk do t’i shtohet jeta atij që e do atë.

Nuk është i fortë ai që sillet si i tillë, por i fortë është ai që e përmban veten kur zemërohet.

Nuk i len yndyrë vetes ai që qesh shumë.

Në zemrën tënde përgatit një vend për të fshehtat, ku gjuha jote nuk do të ketë mundësi të hyjë.

Ngritja në majë ëshët e vështirë, por qëndrimi atje është akoma më i vështirë.

Mos u shoqëro me të pasurin në udhëtim, nëse do të shpenzosh si ai, do të dëmtohesh, e nëse do të rrijë mbi ty do të të përulë.

Mos shko për vizitë çdo ditë, sepse në këtë mënyrë e mërzit mikun.

Mos u arsyeto shumë, sepse shumica e gënjeshtrave përzihet me to.

Midis shpenzimit të tepërt dhe koprracisë ka një shkallë; nëse çdo njëra prej tyre rritet, të shkatërron.

Mirësjellja është një monedhë, që për atë që e jep s’kushton gjë, po për atë që e merr kushton.

Mjafton që të jetë gënjeshtar njeriu, nëse flet çdo gjë që dëgjon.

Mburrja më e madhe është të mos mburresh.

Kush shikon të metat e veta, nuk ka kohë të merret me ato të të tjerëve.

Kush të lë amanet pasurinë, të ka lënë amanet veten e tij. Haram është ajo që e lejon për vete dhe ja ndalon të tjerëve.

I mençëm është ai, që sjellet, fjalët dhe mendimet i përkojnë në mes tyre.

E meta e bujarisë është shpenzimi i tepërt.

E meta e shumë njerëzve është se dëshirojnë të bëhen mësues mbi të tjerët, atëherë kur vetë duhet të jenë për një kohë të gjatë nxënës.

E vërteta ka nevojë për dy burra, njëri që ta flasë, ndërsa tjetri që ta kuptojë.

Durimi është si anija me të cilën kalojmë detin e streseve dhe na çon drejt bregut të rehatisë.

Dy lloj njerëzish nuk ngopen, ai që kërkon dituri dhe ai që kërkon pasuri.

Dynjaja është rehati, e rehatia më e mirë është gruaja e ndershme.

Atij që i sëmuret e brendshmja, i vdes e jashtmja.

Barku është origjina e të gjitha sëmundjeve.

Besimtari i mirë ndër të tjerë, është ai i cili ka moralin më të lartë.

Bëji mirë atij që të ka bërë keq dhe do të shikosh se ai do të pushojë nga të këqijat.

Scroll to Top