Në ditën me shi shumë u japin të pijnë pulave.
Ngaqë s’i dhamë mish maçokut, tha: “Është e premte!”
Nga sytë e bukur nuk rrjedhin lot.
Ngrohe gjarprin e prit kur të të kafshojë.
Nuk do ta marrësh vesh plakun derisa nuk do të plakesh vetë.
Nuk ka shtëpi e vazhdon të kërkojë portën.
Para së gjithash mos humb dinjitetin (respektin për veten).
Pasuria zbulon cilësitë e këqia që fsheh varfëria.
Peshqit zihen me grep, ndërsa njerëzit me fjalë.
Për mëkatet qahet, por borxhet paguhen.
Pleqëria është spitali i të gjitha sëmundjeve.
Politikë e keqe dhe politikanë të këqinj janë ata që pajtohen me të keqen.
Po, o gra; ju na bëni keq edhe atëherë kur doni të na bëni mirë.
Prej gruas së keqe edhe djalli ikën.
Qeshja është e mirë, në qoftë se nuk mbaron me të qarë.
Që të jetë vendi i mirë, duhet që politika të jetë e mirë.
S’fillohet agjërimi me bakllava në dorë.
Sikur ty të digjet mjekra, ai do të ndizte cigaren.
Stomaku është i ngopur, kurse syri do akoma.
Sytë tremben nga ato që shohin.
Të falësh s’do të thotë të inkurajohesh.
T’u thye qerrja, prit me shumicë këshilla.
Uji pastron trupin, ndërsa lotët shpirtin.
Ata që humbasin ëndrrat, janë të humbur.
Historia përsëritet, shkrihet, por nuk provohet.
Kush ndërron shpesh shtëpi, nuk ka shtëpi.
Në asnjë vend nuk është e shkruar se duhet të jemi heronj, ndërsa njerëz – po.
Ai që nuk ka para dhe nuk është i bukur, i ka dy të meta.
Alternimi në punë është një pushim.
Bota jonë është perdja teatrale, mbas së cilës fshihen fshehtësi (sekret) të mëdha që koha gjithnjë zbulon.
Duhet të jetë shumë më i matur çdo njeri që flet fjalë për atdhe dhe nuk bën vepra.
Kujtesa njerëzore dhuratë e mrekullueshme dhe e tmerrshme.
Kush u beson ëndërrave, ushqehet me erën.
Mallkimi për djallin është uratë.
Më mirë është të shkosh me kalë në ferr, se në këmbë.
Mos qeshni shumë: njerëzit e zgjuar qeshin pak.
Njerëzit që nuk njohin dhimbjet janë të neveritshëm.