Për tu ngjitur kodrave të rrëpira nevojiten hapa të ngadalshëm në fillim.
Nëse u jep njerëzve mjete, dhe ata shfrytëzojnë mundësitë e tyre natyrore dhe kuriozitetin e tyre, ata do të zhvillojnë gjëra në mënyra që do të befasojnë shumë, përtej asaj që ke pritur.
Nuk ka krahasim midis asaj që është humbur nga mungesa e suksesit dhe asaj që nuk është arritur ngaqë nuk keni provuar.
Nëse puna juaj është që hani një bretkocë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.
Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.
Ju them të rinjve: mos mendoni për veten tuaj, mendoni për të tjerët. Mendoni për të ardhmen që ju pret, mendoni për ato që mund të bëni, dhe mos iu druani asgjëje. Mos iu druani vështirësive: unë kam kaluar shumë të tilla, dhe i kam përshkuar pa frikë, me shpërfillje të plotë ndaj vetes.