TIRANË- Deklaratat e banorëve të Big Brother Vip, ku kërcënojnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin janë pritur me polemika të shumta.
Në rrjet, është bërë publike një video e aktorit Amos Zaharia. Ai flet me tone kërcënuese për aktorin Luiz Ejllin. Gjatë një bisede me banorët e tjerë ai ka deklaruar se “do ta çoja në mal, do ta zhveshja lakuriq, do ta xhiroja dhe do t’i thosha kërko falje. Dhe pastaj shihe ti, i jep më gojës”.
Ndërsa më pas shtoi: “Unë s’po them do i fus plumbin kokës”, komente që kanë nxitur shumë reagime në rrjet duke u konsideruar si të patolerueshme.
BISEDA:
Kristi: Çfarë do i bëje? Do e vrisje?
Amos: E di unë çfarë do t’i bëja
Amos: Atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhveshja lakuriq, do ta xhiroja dhe do t’i thosha kërko falje. Dhe pastaj shihe ti, i jep më gojës
Amos: Unë s’po them do i fus plumbin kokës
VIDEON SHIKOJENI MË POSHTË: