JiL.al - Jeto i Lumtur

Pyesni veten nëse jeni të lumtur dhe do të pushoni së qenuri i tillë.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Lumturia që fitojmë nga vetja është më e madhe sesa ajo që fitojmë nga rrethi ynë.

Të jësh i lumtur do të thotë të jesh i mjaftueshëm në vetvete.

Lumturia e njeriut përbëhet prej përdorimit të lirë të fuqive të tij mendore.

Njeriu që ka lindur me një talent gjen lumturinë më të madhe atëherë kur ai mundet ta vërë atë në përdorim.

Lumturi do të thotë të kryesh punë që kanë për të qenë të qëndrueshme; plot shpirt dhe të mbara, cilatdo qofshin ato.

Është një gabim trashanik që njeriu të bëjë fli atë që ka në vetvete për të jashtmen, të japë lirinë qoftë dhe pjesërisht, të japë qeësinë për komoditet, gradë, famë dhe nder.

Të tregohemi të kujdesshëm, të mos ecim symbyllur e të merremi me punë që nuk i përshtaten vetive tona, sepse sakrifikojmë lumturinë.

Shumica e njerëzve punojnë si miza dheu nga mëngjesi deri në darkë për të shtuar florinjtë dhe askujt s’i bie ndër mend të shtojë kulturën, pra të pasurojë gjendjen intelektuale, megjithëse kjo e fundit i shërben shumë lumturisë.

Lumturia në pjesën më të madhe të saj përbëhet prej qetësisë dhe mendimit të lirë e vetveprues.

Në botë vërtetohet përditë se lumturia luftohet prej dy armiqve: dhembjes dhe mërzitjes; dhe ne zakonisht sa herë i shpërojmë njërës i afrohemi tjetrës.

Sa më e madhe të jetë pasuria e brendshme, aq më pak mbetet vend për mërzinë, aq më pak njeriu do të ketë nevojë për njerëz të tjerë, sepse, aq më pak të tjerët mund t’i shërbejnë atij.

Njeriu i rëndomtë e mbështet lumturinë e vet në sendet të jashtme si pasuria, grada, shoqëria, dhe kur i humb këo, bie në dëshpërim dhe i shkatërohet jeta.

Scroll to Top