Rrjeti po zien nga dilema e futjes apo jo të Butrint Imerit në spektaklin reality-show “Big Brother VIP”.
Këngëtari ka një histori të shkuar me Kiara Titon që kur ata ishin 20 vjeç. Që atëherë kanë kaluar shumë vite dhe megjithëse të dy kanë treguar se është mbyllur si histori, Butrinti duket se po kërkon “5 minutat e tij të famës” nga çifti Kiara-Luiz.
Megjithëse Kiara ka qenë gjithmonë në vëmendjen publike, pikërisht tani Butrinti u kujtua të hedhë statuse me nënkuptime e madje të paralajmërojë “surpriza” gjatë të shtunave të emisionit.
Më vonë, i mohon ndjekësve ato që vetë i la të nënkuptohen, duke shkruar:
Më vonë thotë: “Ju premtova, shihemi të shtunën. Befasia që keni kërku për një kohë të gjatë.”
Hedh gurin e fsheh dorën, duke dashur të përfitojë nga vëmendja e madhe e çiftit që duket se po krijohet brenda shtëpisë.
I pyetur në emisionin “Wake Up” për hyrjen e Butrintit të shtunën në shtëpinë e “BBV”, regjisori Eduart Grishaj as nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi gjë:
“Dy konkurrentë shumë të fortë janë gati”- tha ai, duke e lënë ende publikun me pikëpyetje për futjen e Butrintit.