“Big Brother VIP” thyen rekordet/ Vjen oferta marramendëse për Luizin, ja cila është arsyeja

Jil
Jil
1 Min Read

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E suksesi i ‘Big Brother VIP’ edhe në këtë edicion të dytë padyshim që është i pakrahasueshëm dhe kjo shihet qartë pasi kudo flitet për spektaklin. Lajmet në portale, komentet në rrjete sociale, vëmendja e madhe e personazheve publike e ajo çfarë e bën një spektakël rekordesh janë rrugët bosh natët e ‘Prime-t’.

Kjo duket se ka ndikuar edhe në gastronomi, duke i dëmtuar ato në përiudhën e transmetimit të ‘BBV’. Sipas portalit ‘Veq Shqip’ kështu ka bërë të ditur Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi i cili në formë shakaje ka treguar se në kohën e ‘Prime-ve’ nuk kanë fare punë. Ndërsa sipas tij zgjidhja e duhur e këtij problemi është bashkimi i gastronomëve për t’i paguar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Luizit.

.shqip-lajme

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *