Poezia “Sa kohë” nga Sokrat Habilaj
Sa kohë ndodhë që dashuritë e mëdha,
Të gjithë burrat shpesh i lexojnë keq.
Sa kohë që ju shfaqet e plotë në krah,
Nisin ta ndajnë në grimca, veç e veç.
Sa kohë që me kaçurrelat e një tjetre,
A dhe me ca sy pa lidhje, bëjnë flirt.
Sa kohë s’i mendojnë te një e vetme,
Burrat s’dinë t’i lexojnë as tradhtitë.
Duhet të vijë dikush, ndryshe nga ata,
T’i mësojë burrat dhe s’i prishen urat.
Në sillen fëmijë në dashuritë e mëdha,
Po të paktën le të tradhtojnë si burrat.
Sokrat Habilaj
Jeto I Lumtur.al