JiL.al - Jeto i Lumtur

Abdurahma Tahmazi- ÇFARË DO?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Abdurahma Tahmazi- ÇFARË DO?

 

Dua

Dua ajër që nuk tallet me mushkëritë e mia

Dua një pranverë të papjekur

Dua një pranverë të përbashkët

Dua mbretëreshën e zemrës timeta ndjejë dashurinë, gjer në ahun e saj.

Dua të përgjumur që të më zgjojnë

Dua një pranvere që nuk përgatitet për ardhjen e verës

Dua një pranverë që më pushton e më sjell në vete

Dua gjak të cilit nuk i mungon plaga

dhe plagë që nuk e verbon gjaku

 

Dua

Dua errësirë që më përshfaq

Dua ndriçim që nuk më ekspozon

Dua një rrugë mërgimi, pa rrugë kthimi

Dua Iliadën e pashkruar nga Odisea

Dua poezi që e kapërcejnë turpin dhe e konsumojnë përmbajtjen e tyre

Dua poezi të tjera që nuk ngecin nën hijen e fjalëve

Dua fjalë që që më garantojnë heshtjen

Dua siguri ku barazohet empatia me justifikimin

Dua një pyetje që s’ka përgjigje

Dua një baba që s’më harron

dhe një baba që e harroj

 

Dua

Dua një kontekst mes lirisë dhe psherëtimës

Dua mbretër që festojnë shkurorëzimin

Dua shpendë që flatrat nuk i lënë peng në silosin e drithit

Dua një gjuhë që nuk e frenon e ardhmja

Dua një guralec të papërlyer nga heshtja e bunarit

Dua rrënjë që përqeshin tiraninë e degëve

Dua ulërimë që çapëlon kordat zanore të ujqërve

Dua tavane të mëdha për qytete të vogla

Dua premtime që nuk përkëdhelen nga rrufetë

Dua rrufe që nuk i suprizojnë retë

 

Dua

Dua hi në pritje të zjarrit

Dua fjalë me zëra të hapërdarë

Dua një kohë të ndrydhur që josh ëndrrat

Dua gra arabe

që besojnë verbërisht në dashuri

dhe burra që meritojnë të quhen të tillë

 

Dua

Dua rrugë si anijet

dhe një hapësirë ku shpirtit tim i bie mendja për trupin

Abdurahma Tahmazi

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top