Tensionohet situata mes Luizit dhe Kiarës: Ma ke sjellë në majë të hundës…

Jil
Jil
2 Min Read

Ndoshta nisi që në Prime-n e kaluar, kur në një bisedë aspak të shkurtër, u diskutua nëse Luizi kishte nisur të mendonte se Kiara po i “pengonte” lojën në “Big Brother”, për të kulmuar me ngjarjet e ditës së sotme, teksa duket se situata mes ciftit të reality show-t duket më e tensionuar se kurrë. Në fakt këngëtari u bë sot shkak që Kiara të humbiste sfidën e dhënë nga “Vëllai i Madh” për Ermionën dhe të gjithë vajzat, cka solli edhe përlotjen dhe nervozizmin e moderatores, ndërsa një prej gjesteve të tij, një e shtyrë që i dha partneres gjatë “lojës” ka marrë mjaft komente negative në rrjet.

E duket se përpjekjet e Ejllit gjatë mbrëmjes së sotme, për të rregulluar marrëdhënien e tensionuar me Kiarën, nuk kanë shkuar ashtu sic ka dashur ai, edhe pse është përpjekur të bëhet pjesë e diskutimeve të saj apo të bëjë batuta. Kërkesat e moderatores ndaj Luizit kanë qenë fjalët e përsëritura “Më lër pak rehat” ose “Më lër të qetë” dhe kanë kulmuar me shprehjen “Ma ke sjellë në maj të hundës”, duke shprehur të gjithë frustrimin që ka ndjerë gjatë gjithë ditës ndaj tij.

Po ashtu Kiara e ka përqëndruar bisedën edhe tek loja, duke i kërkuar për të parën herë që “mos t’i ndërhyjë tek loja”, kërkesë që e kemi degjuar më parë nga këngëtari, por jo nga Tito.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *