Detaje të reja/ Pas plagosjes së djalit të pronarit të lokalit, si u vra 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, me profesion hidraulik, i cili u qëllua gjatë përplasjes mes bandave në një lokal në Athinë.

Policia ka identifikuar 4 nga 7 personat e përfshirë, të cilët sipas autoriteteve janë anëtarë të një bande shumë të ashpër që vepron në qendër të Athinës dhe pjesë e mafies shqiptare. I njohur ndryshe si Grupi L, banda kontrollon shtëpitë publike dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ata mësohet se kanë si seli një klub të njohur në Sepolia dhe një pjesë e tyre ka punuar si truprojë. Hetimet kanë zbuluar se vrasja e 37-vjeçarit fatkeq në kafen Nea Joni, lidhjet me plagosjen me thikë të një 16-vjeçari.

I mituri, i cili rezulton djali i pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja, u qëllua me thikë një ditë përpara ngjarjes. Sipas dëshmive, anëtarët e Grupit L, janë ftuar në kafene nga familjarët e fëmijës që ishte goditur me thikë.

Në momentin që ata shkuan në kafene panë në lokal si klientë anëtarë të një bande rivale me të cilët kishin shumë përplasje.

Për një moment anëtarët e Grupit L menduan se kishin rënë në një kurth dhe nisin të shtënat ndaj bandës rivale, duke i marrë jetën shqiptarit fatkeq.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *