“Mezi paske pritur moj vajzë”/ Luizi bëhet xheloz për Kiarën, reagon ashpër ndaj saj (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Çifti Luiz-Kiara nuk po kalon ditët e tij më të mira, madje kanë nisur edhe aludimet e diskutimet për të ardhme e dyshes. Situata e ndodhur dy  ditë më parë mes tyre, ka sjellë një lumë reagimesh, edhe gjatë Prime-it të mbrëmshëm, ku çifti nuk pati sërish një sqarim apo pajtim.

Madje në fund të spektaklit një surprizë e produksionit për vajzat nuk i ka pëlqyer aspak Luizit.

Vajzat u surprizuan nga trupa e balerinëve të “Top Channel”, të cilët i pritën në oborr. Vajzat dolën dhe kërcyen me balerinët, mes tyre edhe moderatorja Kiara Tito. Përveç Kiarës, sigurisht vëmendja u përqendrua edhe te reagimi i Luizit, i cili nuk u mundua ta fshehë pakënaqësinë e tij për veprimin e Kiarës.

Gjatë gjithë kohës, Luizi po e shikonte nga ekrani Kiarën teksa kërcente me njërin prej balerinëve, ndërsa kur u rikthye brenda, nuk hezitoi as të komentojë.

“Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di”-i tha Luizi-Kiarës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *