Ditën e sotme Vëllai i Madh ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm përsa i përket banores, Ermiona Lekbello. Përmes një zarfi të zi, këngëtarja e njohur dhe banorët e tjerë janë njoftuar se ajo është përjashtuar përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Shkak është bërë dhuna verbale e përsëritur e Ermionës. Si pasojë, Vëllai i Madh e ka skualifikuar menjëherë nga gara. Nga ana tjetër, televotimi i javës tjetër është anuluar.
Ndërkohë sot, teksa Ermiona ishte duke u larguar nga “Big Brother VIP”, vetëm disa banorë kanë shkuar për ta përshëndetur, si Eva, Luizi, Tani, Keisi dhe Kristi.
Pjesa tjetër ndodhej jashtë në oborr duke komentuar pikërisht sjelljen e Ermionës. Me largimin e kësaj të fundit, Luizi u është kthyer atyre duke u thënë se si nuk shkuan që ta takonin.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Si nuk u çuat asnjëri me i dhënë dorën Ermionës, sa të pafytyrë paskeni qenë
Olta: U thashë unë që hajdeni çohemi dhe thanë që ka ikur
Keisi: Lui, kur erdha unë
Dea: Unë isha te dhoma e rrëfimit
Armaldo: Nuk donte të takonte njeri, mos fol para kohe
Luizi: Ça burri je ti, si jep dorën të paktën
Armaldo: O zotëri u çuam për ta përcjellë por kishte ikur.