JiL.al - Jeto i Lumtur

Kërkesa tronditëse që Dan Hutra i bëri policisë para se ta arrestonte: ‘Më lini të vras dhe një person të katërt’!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë- Detaje tronditëse ka treguar eksperti Ervin Karamuço nga ngjarja që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme.

40-vjeçari Dan Hutra i sapo dalë nga burgu vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera para se të arratisej dhe të ngrinte policinë e Tiranës në këmbë me postblloqe kudo.

Pas vrasjeve ai u fsheh në një zonë të Kombinatit pasi hyri në një dyqan për të marrë ushqime për veten.

Eksperti Karamuço tha se Hutra kishte një objektiv të katërt. “Dan Hutra kishte një tjetër objektiv, do vriste personin që siguroi armën e vrasjes së babait të tij, por nuk i mbante mend derën e shtëpisë.

Madje kur u kap nga policía, ai pa bërë rezistencë u tha policëve se mund t’i vrasë edhe ata të gjithë, por donte të vriste edhe një person tjetër të seksit mashkull,” tha eksperti.

Sipas Karamuços, Hutra u shpreh se dhe një vrasje i mungonte që të shkonte në dënim të përjetshëm i qetë.noa.al

Scroll to Top