JiL.al - Jeto i Lumtur

‘I ekzekutova sepse…’/ Fjalët e para në polici të serial killerit të grave Dan Hutra. Punonjësi i landfillit njoftoi blutë e kryeqytetit…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dan Hutra, i ciki vrau tre gra në Tiranë ka dëshmuar në polici se nuk është penduar për krimin e trefishtë. “S’jam penduar. I bëra se desha.”, mësohet të ketë thënë autori para uniformave blu. Hutra u arrestua pas disa orësh që ndodhej në kërkim nga policia.

Në fillim, Hutra ka plagosur me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, është larguar me mjetin tip “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj” në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Aty ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, autori ka lëvizur drejt Kamzës dhe ka ndaluar tek banesa e Etleva Kurtit duke e vrarë me armë zjarri. Dan Hutra është person me precedent të theksuar kriminal pasi rezulton i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2009, ai është dënuar me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga policia e Durrësit dhe po në vitin 2022 është arrestuar për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar për dhunë ndaj ish bashkëjetueses së tij.

Ka qenë një nga punonjësit e pastrimit në landfillin e Sharrës ai që ka sinjalizuar policinë në lidhje me vendndodhjen e Dan Hutrës.

Gazetarja Klodiana Lala tha se emri i punonjësit nuk mundt bëhet publik, pasi Hutra mund të ketë jashtë burgut persona të cilët mund të hakmerren për të, duke vendosur kështu në rrezik informatorin.

“Policinë e ka sinjalizuar një qytetar për vendndodhjen e Dan Hutrës. Emri i tij mbahet pa dyshim sekret sepse për shkak të informacionit të dhënë është i rrezikuar.

Hutra është arrestuar në landfillin e Sharrës, aty ka punonjës të pastrimit dhe një person nga aty ka njoftuar. Nuk dua të shkatërroj jetën e njeriu duke publikuar emrin sepse Hutra mund të ketë persona të tjerë jashtë të cilët mund të hakmerren”, ka deklaruar Lala.noa.al

Scroll to Top