Situata midis Kiarës dhe Luizit vazhdon të jetë e tensionuar. Nëse më herët ishte këngëtari ai që i fliste dhe moderatorja e injoronte, së fundmi kanë ndërruar rolet.
Ndërkohë që Kiara ndodhej në dhomën e gjumit duke pastruar, Luizi ka hyrë dhe teksa ajo e ka pyetur nëse “kishte provat e kërcimit tani” ai e ka injoruar. Luizi nuk i ktheu përgjigje.
Luizi tha pak çaste më parë se ai nuk di se si ta rregullojë marrëdhënien mes tyre dhe se Kiara nuk po e ndihmon fare atë..
Kjo e fundit u shpreh se dhe ajo nuk di si të veprojë dhe se qëndrimi i tij në shtrat, nuk po e ndihmon fare atë.