JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ta çaj kafkën”/ Eva Alikaj reagon për herë të parë pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë.

Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.

“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.

Scroll to Top