JiL.al - Jeto i Lumtur

Drogë, armë e mijëra euro, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Selanik..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në një zonë të Selanikut, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Pas veprimeve të koordinuara të policisë, shqiptarit iu sekuestruan në banesë 663.7 gram kokainë, 1 pistoletë, 3 karikatorë dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 peshore elektronike precize, 3 celularë dhe shuma prej 16.249.5 euro.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti që ai përdorte.noa.al

Scroll to Top