“Marrëdhënie toksike”/ Pse të afërmit e tyre janë kundër romancës Kiara-Luiz

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Javë dramatike mund të quhet ajo e Luizit dhe Kiarës, ku çifti përgjatë gjithë ditëve kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar.

Pas spektaklit të së martës, ku kritikat ndaj këngëtarit vijuan për bllokimin që i bëri moderatores te lavamani, Luizi i ka kërkuar edhe falje partneres së tij.

“Tani t’i më do për vete, apo dëshiron t’i thuash të tjerëve, ja e bëra të më kërkojë falje? M’i thuaj mua gjërat, jo Arbanës. I vetmi person që duhej të kisha në krah, ishe ti. Të thoshe ‘ok ai më bëri këtë, unë reagova ashtu në atë moment, se u lëndova’, kaq. Ta kalojmë bashkë, është shumë e vështirë ta kalojmë kështu siç thua ti. Unë e di se sa më do dhe e di se sa të dua unë. Unë e kam nisur për t’u dukur diçka e bukur, arriti Luizi ta bëjë Kiarën të qeshi, nuk e dija që do më dali nga hundët. As se kam menduar ndonjëherë.
Është fakt, nuk pse më dëgjon me zë ta them që jam kaq shumë i përfshirë në këtë lojë, habitem edhe me veten. Ndoshta kjo ndikon edhe te marrëdhënia jonë, por ajo që nuk llogarit ti është që kjo (loja) nuk është e përjetshme, kurse kjo që kemi ne është e përjetshme, kjo edhe një muaj është. Nuk po të kërkoj të durosh diçka që do të të bëj ty, por duro këto që po bëj. A e din se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën.

Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashtë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky?”, u shpreh artisti duke lënë të kuptohet se gjithë situate mund të interpretohej jashtë.

E në fakt, këngëtari ka pasur të drejtë, veç se jashtë, fansat kanë “kryqëzuar” Kiarën, duke humbur në “Instagram” me mijëra ndjekës për pak orë. Por, teksa fansat kanë reaguar, familjarët kanë zgjedhur të heshtin.

Kujtojmë se kur u fut brenda në shtëpi, babai i moderatores inkurajoi të bijën, por foli me rezerva për Luizin. Fillimisht, ai iu drejtua me fjalën çapaçul, më pas u shpreh se edhe gjyshja e Kiarës, me të cilën janë shumë të lidhur një herë thoshte po, e një herë jo lidhur me këtë marrëdhënie.

“Ti ke marrë vendime vetë. Unë nuk të kam ndërhyrë kurrë. Edhe kur u ktheve nga Italia, edhe kur u fute këtu, ti ke vendosur për gjithçka vetë”, u shpreh Arbeni, duke lënë të kuptohej se marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës, do të diskutohet jashtë pa praninë e kamerave.

Edhe pak kohë më parë, zoti Arben nga një studio televizive i është drejtuar Luizit me fjalën “cinik”. Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në BBV, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik me Kiarën.

“Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë, por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim”, tha ai.

Ndërkohë ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative që janë bërë në rrjete sociale për të bijën, pasi ajo nuk i meriton.

“Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta, por ata flenë deri në 12, ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”, përfundoi mamaja e prezantueses.

Ndërkohë, një lloj distancimi nga kjo situatë është pasqyruar edhe në rrjetet sociale të dy protagonistëve. Tek adresa e “Instagram”-it të Luizit, nuk është pasqyruar asgjë rreth debatit me prezantuesen.

Madje edhe pas pajtimit të tyre, ku të shumta ishin fotot e videot që qarkulluan në rrjet, në adresën e tij zyrtare, nuk u pa asnjë foto apo shkrepje me Kiarën. Edhe pse është një faqe shumë aktive, të rralla janë postimet që përfshijnë çiftin. Nga ana tjetër, edhe tek “Instagram”-i i Kiarës, ka patur heshtje gjatë ditëve të debatit.

Vetëm pas pajtimit të çiftit, në “Instagram” u shfaq foto e dyshes të përqafuar, duke e etiketuar faqen e Luiz Ejllit, por që kjo foto nuk është ripostuar nga faqja e artistit shkodran.

Ndryshe nga familjarët të reagojnë, familja e Luizit është treguar më e tërhequr nga kjo romancë brenda shtëpisë. Kujtojmë se kur mamaja e Luizit i dërgoi një letër brenda shtëpisë, pasi përshëndeti të gjithë konkurrentët, u ndal edhe te Kiara, por vetëm për një përshëndetje.

Ndërkohë personazhe të famshëm, apo edhe të afërt me çiftin, kanë deklaruar këtë javë se historia mes tyre nuk është dashuri. Njëra prej tyre ka qenë edhe Dalina Buzi, që ka shprehur opinionin e saj për këtë dyshe dhe duket se të shumtë kanë qenë ata që e kanë pëlqyer këtë opinion.

“Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur”. Sipas Dalinës, Luizi është i varur nga Kiara dhe i duhet prania e saj jo vetëm për lojë por do të ketë një njeri atje. Po ashtu, ajo thotë se edhe Kiara është e varuar sepse hera-herës ndihet e ngecur dhe thotë “çfarë të bëj unë tani”. “Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë”, tha ajo, duke shtuar se Kiara po kalon një ulje-ngritje ndjenjash dhe nuk merr një vendim të qartë.

“Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri”.

Lidhur me situatën e lavamanit, Dalina thotë se dikush tjetër mund ta kishte kaluar shumë ndryshe atë gjë me partnerin e saj.

“Luizi nga ana tjetër. Unë gjithmonë kam dyshime nëse është mjeshtër i asaj loje apo ka edhe ndjenja për këtë gocë. Të kujton edhe këto lidhjet që çunat thonë direkt ‘këtë e kam për grua unë’. Por, Luizi po tregohet më i qartë me Kiarën. Gjatë gjithë kohës ka treguar besnikëri. Kurse Kiara thotë ‘unë jam e dashura jote, po s’jam e dashura jote’. E keni vënë re si qesh ajo kur del jashtë? Kur është me njerëz të tjerë asaj i qesh shpirti. Edhe Luizi e lë pak ta shkelë.”

Si përfundim, Dalina thotë se kjo marrëdhënie është e sëmurë dhe se është artikuluar më shumë seç duhet. Ajo thotë se ata duhet të ndahen dhe të rrinë disa ditë vetëm.

Scroll to Top