“Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij”.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin, ish-efektivi policisë që u arrestua në gusht me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi arratisi me makinë biznesmenin e basteve duke e shpëtuar nga arrestimi, ka të tjera detaje se çfarë jete bënte ish bosi i lojërave të fatit Ervis Marttinaj.
Për zhdukjen e Martinajt është marrë një pyetje Sadete Kokomani, ish Miss Shqipëria e cila është shoqëruar me të ditët e fundit.
Në dosje thuhet se ajo ka shpjeguar se me Martinajn është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social “Instagram”. Ervisi ka pasur adresën në instagram me emrin “King Simba” dhe foto profili ka pasur një luan.
“Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel “Palace” në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMW”, seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lart për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek “Arbëria Palace” në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”.b=noa,al