“Nuk kam dëgjuar një që ka qejf Oltën, ndërsa Luizi…” Ermiona flet edhe për Armaldon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rrugëtimi i Ermiona Lekbellos përfundoi shpejt dhe në mënyrë të papritur sepse ajo u përjashtua me një zarf të zi.

Por, ajo thotë se nuk donte ta përballonte më atë eksperiencë dhe se nuk i ka mbetur peng asgjë.

E sigurisht, vlerësimin më të madh e ka për Luizin, i cili thotë se është i vetmi që i qëndroi pranë.

“Pa dy ditëve në Big Brother del ajo që je në të vërtetë. Luizi mu bë krah në atë shtëpi dhe për këtë e falenderoj. Nuk kishte interes, por i pëlqeu tipi im. Unë mund ta përballoja nëse doja, por nuk kisha më dëshirë”, tha ajo sot në “Shqipëria Live”.

Ndërsa për Oltën ka rezerva dhe thotë se nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të mirë për të.

“Unë Oltën nuk e shikoj kaq lojtare të fuqishme. Kam dalë dhe vijnë shumë njerëz që më urojnë. Si nuk kam dëgjuar një që Oltën ta pëlqejë. Ne themi lojtare e fuqishme, por ku?”, tha ajo.

Kritikat nuk i kurseu as për Armaldon. “Mos të flasim për të që e ka gruan shtatzënë dhe rri aty. Shumë e tepruar. Bashkëshortja e tij ka nevojë për të. Unë mendoj kështu, pasi gjithsecili i di punët e veta.”

Scroll to Top