Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Pogradec. Një automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin e Vërdovës.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartëë.Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka njerëz të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Segmenti i Unazës së Pogradecit është kthyer në një aks të rrezikshëm ku regjistrohen vazhdimisht aksidente.
Banorë të zonës kanë kërkuar nga autoritetet që të shtojnë sinjalistikën përgjatë aksit rrugor.