Upss! Fansat kanë sërish “ankesa” për reagimet e Kiarës ndaj Luizit

Jil
Jil
2 Min Read

Megjithëse Luizi ka shprehur më herët se nuk i intersojnë rrjetet social dhe se “shpreson” që të ketë arritur disa ndjekës, fansat u siguruan sot që ai të jetë në dijeni të popullaritetit të madh që ka fituar.

Në shtëpinë e “Big Brother” mbërriti një dron për Luizin, në të cilin ishin shkruar numri i ndjekësve të tij në Instagram dhe numri i klikime për emrin e tij TikTok.

Droni erdhi teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin, me të cilët ndau emocionet e tij pasi mori këtë informacion.

Por reagimet e Kiarës gjatë bisedës, nuk i kanë pëlqyer aspak ndjekësve, të cilët ishin të shpejtë për të lënë mendimet e tyre përmes komenteve në rrjetet sociale. Ndërsa Luizi po filste plot entuziazëm në lidhje me dronin, Kiara iu drejtua: “Boll tani, boll pra. Me këmbë në tokë. Mos fluturo.”

Përgjigja e Luizit për moderatoren ishte: “Ky është droni më i bukur në jetë, po 6 miliardë, tani “kapem” edhe me Elon Musk. Më lër ta shijoj dreqi e mori, se nuk kam me kë flas, juve ju kam këtu.”

Reagimi i Kiarës, ashtu si shumë reagime të tjera, po komentohet në rrjet dhe ndjekësit janë të ndarë në menime: Disa thonë se moderatora “nuk u gëzua për partnerin e saj” dhe “është xheloze”, ndërsa të tjerë e shikojnë si “këshillë” komentin e saj “mos fluturo.”

Lexo të radhës

“Tea e do Luizin në fshehtësi, Luizi ia luajti Zotin asaj”/ Shokët e ngushtë të këngëtares ironizojnë ish banoren…

Olta qan e ulëret me të madhe, kërkon të dalë direkt nga shtëpia!…

Efektet e famës së “Big Brother Vip”/ Psikologët tregojnë se përse shikuesit imitojnë…

Zarf i Zi për Olta Gixharin! Produksioni merr masa për herë të parë…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *