JiL.al - Jeto i Lumtur

“Rri ore ti, i dëgjove opinionistët dhe ndryshove tani”, Luizi ia plâs në sy Oltës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Antoneta sot ka deklaruar se është lënduar nga fjalët e Luizit ndaj saj, të cilin e kanë mbështetur edhe disa nga banorët e tjerë.

Ajo ka thënë se fillimisht e ka injoruar, por se dikur është ndjerë e lënduar. “Unë e mendova se u prek nga deklarata ime për çiftet, që ishte e përgjithshme dhe e injorova.

Por, dikur iu bashkangjitën edhe të tjerët dhe unë realisht u preka sepse nëse kjo është forma e komunikimit, kjo më lëndoi”, ka deklaruar Antoneta.

Ndërsa Luizi ka deklaruar se nëse ndonjë banor dëshiron debat, duhet ta mbajë.“Ti e di si reagoj unë kur prekem në lidhjen time me Kiarën, më ke parë nga jashtë. Andaj, kur vjen dhe më prek aty, unë e di se je duke e bërë qëllimshëm”, është përgjigjur ndër të tjerash L uizi.

Ndërkohë ka reaguar edhe Olta, e cila ka thënë se Luizi duhet të ketë kontroll tek komentet që bën tek banorët.Në këtë moment ka “shpërthyer” edhe Luizi.

“Po rri ti o Olta, kur u bëre ti me Antonetën? Ke gjithë javën që e sulmon, tash e mbron. E dëgjove Zhakin e Arbërin dhe ndryshon ti”, ka thënë Luizi, duke aluduar në mendimet e opinionistëve të cilët i dolën në “krah” Antonetës në akuzat e saj ndaj banorëve./televizioni-24.

Lexo të radhës

“Tea e do Luizin në fshehtësi, Luizi ia luajti Zotin asaj”/ Shokët e ngushtë të këngëtares ironizojnë ish banoren…

Olta qan e ulëret me të madhe, kërkon të dalë direkt nga shtëpia!…

Efektet e famës së “Big Brother Vip”/ Psikologët tregojnë se përse shikuesit imitojnë…

Zarf i Zi për Olta Gixharin! Produksioni merr masa për herë të parë…

Scroll to Top