‘Flirtimet’ mes Jorit dhe Luizit/ Shoqja e ngushtë e banores së “BBVA”, Beniada vë ‘pikat mbi i’ dhe gjen “fajtorin” pse po i marrin si ngacmime dhe jo shoqëri

Jil
Jil
2 Min Read

Sjelljet e Luizit dhe Jorit në “Big Brother Vip” u bënë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku publiku mbeti i ndarë në mendime: Për disa veprimet e tyre janë normale miqësore, por shumë të tjerë kanë krijuar një fabul pëlqimi duke aluduar se mes tyre ka tërheqeje, madje duke shpresuar që kjo të ndodhë.

Shoqja e Jorit, Beniada Nishani, gjithashtu ish-banore e “Big Brother Vip 1”, i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se mes Luizit dhe Jorit ka një tërheqje ose flirt.

“Nuk po flirtojnë fare, këtë pjesën e flirtimeve e bën më shumë TikTok-u, editimet, muzika. Unë shikoj një shoqëri shumë të bukur, e njoh Jorin shumë mirë dhe e di se ajo është një vajzë që nuk futet kurrë mes çifteve. Më ka thënë gjithmonë “Beniada nuk dua ti di gjërat, dua të hyj aty brenda dhe t’i krijoj vetë përshtypjet e mija”– tha Beniada në “Fun Club.”

Më herët, duke folur sërish rreth kësaj teme, mikesha e Jorit, Beniada Nishani tha te “Procesi sportiv” se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “Ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

Lexo të radhës

Kiara Tito si Stresi! Publikohet VIDEO kur moderatorja deklaronte se nuk do të futej kurrë në “BBV”

Sukses i jashtëzakonshëm/ Luiz Ejlli bëhet milioner! Kontratat që e presin pas daljes…

‘Armiq’ në lojë, por Luizi dhe Olta do të qëndrojnë deri të martën…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *