Gruaja që shihni në foto është Mimoza Paja, 60 vjeçe. Ajo mbeti e vdekur nga breshëria me armë që u qëllua këtë mbrëmje në lokalin e një personi të dyshuar për të kaluarën e tij kriminale. Ai është Fatjon Murati nga Tirana.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur: Sahit Murat i, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. E lënduar nga xhamat ka mbetur edhe një 10-vjeçare.
Fation Murati është pronar i lokalit në të cilin ka ndodhur sulmi me armë këtë mbrëmje ne Don Bosko, ku tre persona mbetën të plagosur dhe një punonjëse e lokalit viktimë.
Sipas të dhënave të para mësohet se autorët janë larguar me një automjet, ndërsa emrat e personave të plagosur nuk bëhen ende të ditur.
Megjithatë bëhet me dije se pronari i lokalit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është marr në pyetje lidhur me atentatin me 3 viktima në masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Gjithashtu pak kohë më parë ai u shoqërua në polici ndërsa udhëtonte në një makine me Indrit Doklen.
Krimi i rëndë ndodhi sonte rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., raporton noa.al.
Në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit.
Ndërkaq janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M., 42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.noa.al