I vranë nënën në lokal, i plagosën mbesën, reagon i biri: Mallkuar qofshin ata plumba!

Jil
Jil
3 Min Read

Vrasja e 60-vjeçarjes Mimoza Paja, 60 vjeçe, e cila punonte si kamariere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi sulmi mafioz mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe plagosja e mbesës së saj 10-vjeçare bashkë disa persona të tjerë, ka tronditur familjen, të afërmit e saj. I biri i Mimozës shkroi krahas një fotografie me nënën e tij, pikëllimin dhe zemërimin e tij për ngjarjen tronditëse.:“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam’. Të plagosur në vendin e ngjarjes mbetën Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku, Genc Shohalli dhe një vajzë 10-vjeçare, mbesa e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sh. M., 50 vjeç, A. M., 42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët /argjirolajm.net/

Lexo të radhës

Zbulohet rasti i rrallë, 29-vjeçari shqiptar e ka zemrën në krahun e djathtë..

Luizi: Po të mos kishin qenë Kiara dhe Dori, unë dhe Olta do ishim çifti perfekt!

Nëna të dashura, mos jepni leksione pa e mësuar vetë leksionin më parë!

Aksidentohet autobusi me futbollistë, 12 lojtarë të plagosur, 3 rëndë..

Video Player

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *