I kemi parë në të njëjtën bluze për 2 ditë, në një krevat e tani ishte radha t’i shihnim në një dron. Sot, ndjekësit e ‘Big Brother VIP Albania’ dërguan një dron që kishte foton e Luizit dhe Oltës, dy ‘rivalëve’ të shtëpisë.
Ishte Olta ajo e cila pa dronin në qiell e nuk u përmbajt dot. Ajo bërtiste në shtëpi për dronin që kishte ardhur, madje ia bëri të ditur edhe Luizit. Ky i fundit, nuk u impresionua shumë por vijoi të konsumonte ushqimin. Sipas Luizit, Olta po përfiton shumë duke qëndruar pranë tij. Madje në fund, me ironi i tha se nëse do drona të tjerë, duhet të qëndrojë me të.
Olta: O Luiz, jemi ne të dy!
Luizi: E shfrytëzoi bluzën Olta me dal në dron. Nuk i besohet, shihe Oltën. Hajde, ke qejf me dal në dron, hajde më rri afër mu. Olta, kush më rri afër mua vetëm të mira ka.
Olta: Mbase e kanë sjellë dronin që ishte afër meje, apo jo, nuk funksionon ashtu.