NUK KA NEVOJE PER 100.000 EURO !Ja sa para fiton Luizi vetëm për një postim në Instagram

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”.

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendëse që ka arritur në rrjete sociale, ku vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 4.1 miliardë shikime.

Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 593 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

Por ajo që nuk di Luizi është fakti se, ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur pasi kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tyre, kurdo që ai të dalë nga shtëpia e BBV.

Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj.

Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë.

Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë.

Zjarr Televizion

Lexo të radhës

“Çdo gjë që flet më acaron”/ A e do vërtetë Kiara, Luizin? Moderatorja e zhgënjyer: Nuk më vjen të…

“Këto lojëra që bën me migrenën”/ Luizi që kam njohur nuk është kështu

Olta, Luizi dhe Kiara flasin sërish për nominimet

Scroll to Top