Luizi i ngriti “kurth” Armaldos dhe Kristit: E organizova enkas këtë gjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Luizi u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.

Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën, i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provaova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.

Lexo të radhës

“Ju flini bashkë”/ Komenti i Oltës ndez debat në shtëpi mes saj dhe…

Fituan provën, ja sa ka shkuar në total çmimi i madh i banorëve…

“Luizi më puth që të japë përshtypjen tek ju”/ Dea nuk i kursehet…

Shpërthen Sabiani: Disa prej banorëve, për interesat e tyre kanë intimiduar Kejsin

Olta: Çun i mirë Luizi. Me zemër të madhe.

Qetsori: Kristi rrezikon më shumë, sjellja e tij ka qenë e rëndë.

Kristi: Pse ishte e rëndë?

Qetsori: Unë i thash Luizit që këtë javë nuk e ngacmoj fare, sepse kishte bërë një lojë të llogaritur.

Kristi: Vura veten në nominim. Ku është llogaria?

Elvis: Respektoj lojën e gjithkujt. Është publiku ai që vendos.

Olta: Pse nuk ma bëre mua?

Luiz: Ti mendon se nuk kam gjë për ty? E kam me këta të dy njëherë, pastaj do merrem me ty.

Kiara: Unë nuk i kam qejf fare këto gjëra. Nuk më pëlqejën disa lojëra të Luizit. Nuk e kontrolloj dot në disa gjëra.

Zhaklin: Pse i kërkove Kristit aleancë?

Luiz: Sepse kam nevojë për Keisin.

Zhaklin: Po ti kërkoi aleancë Kristit, pse Keisit?

Luiz: Kristi nuk del, jam i sigurtë.

Zhaklin: Kjo gjëja që ti bërë tani, nuk ishte aspak e planifikuar. Ty të vjen keq që dole në nominim me dy njerëzit e tu të dashur. Mos bëj si strateg.

Luiz: Që ti e ke pikë të dobët Kristin, kjo dihet.  

Zhaklin: Jo, nuk e kam pikë të dobët. Shihni të dashurat e tuaja brenda, jo mua jashtë.

Keisi: Nuk mendoj se ka qenë e mirëmenduar.

Scroll to Top